Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’I japë fund monopolit në tregun agro-ushqimor të kryeqytetit, çka vitet e fundit ka rënduar me kosot shtesë jetesën e qytetarëve dhe jo vetëm kaq. Të gjithë ata që merren me bujqësi dhe blegtori në zonat rurale të Bashkisë së Tiranës, do të kenë tashmë një alternativëmë shumë për të shitur produktet e tyre. Në mbledhjen e djeshme Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi krijimin e shoqërisë së re “Tirana Agrikulturë”, e cila synon përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të zonave rurale përmes nxitjes së ekonomive familjare me orientim kryesisht bujqësor dhe blegtoral, të ndërthurur me agroturizëm dhe ekoturizëm.
Gjatë fjalës së tij para Këshillit kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi se nëpërmjet kësaj shoqërie ndihmohet nxitja e prodhimit dhe shitjes së produkteve të agrikulturës, përmes ndërmjetësimit për lidhjen e kontratave ndërmjet personave fizik apo juridik, publik, shtetëror e privat vendas e të huaj, si dhe organizimit të panaireve, ekspozitave dhe promovimin e prodhimeve lokale.
“Krijimi i shoqërisë “Tirana Agrikulturë” do të sjellë disa të mira: së pari, kemi pasur një debat mbi monopolin e shitjes së ushqimeve bujqësore me shumicë në Tiranë. Ky monopol duhet thyer, siç bëmë me monopolin e pastrimit, duke e kthyer në një kompani publike; sot, kjo kompani publike do të krijojë qendra të lira të shitjes me shumicë. Pra, duam ta kthejmë në një agregator biznesi, bujqësor, përveç se një qendër të shitjes me shumicë. Ky është një lajm i mirë për gjithë Tiranën bujqësore, e cila deri dje detyrohej të shkonte në një vend të përcaktuar nga qeveritë e kaluara. Hapi i parë është krijimi i një kompanie publike, që do të menaxhojë tregjet me shumicë të fruta-perimeve në Tiranë, dhe pastaj më tej, të hyjë edhe në programe të bujqësisë”, tha Veliaj.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
84.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
6 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, bëjmë punë të mrekullueshme
9 Dhjetor, 14:51
-
Bashkia e Tiranës hap thirrjen për banesat sociale nga programi 3%! Ja si të aplikoni, afatet dhe kush përfiton
6 Dhjetor, 15:20
-
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve në Tiranë 15 mln euro shtesë në vit
4 Dhjetor, 08:28
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor, 18:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
30 Tetor, 17:04
-
Veliaj 'shkund' bashkinë e Tiranës, zëvendëson 12 drejtues, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake! EMRAT kush ikin e kush vjen
25 Tetor, 12:04
-
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
20 Tetor, 08:07
-
Të dielën Maratona e Tiranës, Veliaj: Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota
18 Tetor, 12:35
-
Rikualifikohet blloku i banimit ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, Veliaj: Sapo mbarojmë një punë cilësore, rritet vlera e pronës
18 Tetor, 12:10
Me ne fund ka pak konkurence
Përgjigju