Krijohet Urdhëri i Psikologëve
Ja cilat janë gjobat për abuzuesit

Krijohet Urdhëri i Psikologëve<br />Ja cilat janë gjobat për abuzuesit
Zbardhet projektligji për “Urdhërin e Psikologëve”, ku do të përfshihen të gjithë të diplomuarit pas vitit 2000. “Synimi kryesor është integrimi i profesionistëve të psikologjisë në sistemin e mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë dhe punëve të brendshme, si në nivel qendror ashtu dhe në atë vendor.

Brezi i parё i tё diplomuarve nё psikologji nё Republikёn e Shqipёrisё ka dalё nё vitin 2000 dhe nё vitet 2005-2008 u zyrtarizuan me udhёzime e urdhra dhe njё sёrё shёrbimesh brenda fushёs sё psikologjisё, si shёrbimi psikologjik nё shkollё, emёrimi i psikologёve tё parё nё spitale, ekspertizat psikologjike pranё gjykatave dhe pёrmbarimit etj.

Kapaciteti i këtij fakulteti është 1200 studentë në vit, ku diplomohen 150 studentë në nivelin “Bachelor” dhe 380 studentë në nivelin “Master”. Gjithashtu, dega e psikologjisë është hapur edhe në Universitetin Shtetëror të Elbasanit, të Korçës dhe të Shkodrës si dhe në shumë universitete private të licencuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit”, - thuhet në relacionin e projektligjit.

Gjobat
Komisioni Etik i Gjykimit Disiplinor Profesional heton dhe gjykon në bazë të fakteve e provave të administruara dhe seancës dëgjimore me anëtarin e Urdhrit, ndaj të cilit mund të merret masa disiplinore. Kur vërtetohet se anëtari ka kryer shkelje të etikës të Kodit të Etikës dhe Deontologjsë ose ka bërë gabime teknike, ai jep këto masa:
Vërejtje me shkrim

Vërejtje me paralajmërim

Gjobë nga 10 000 lekë deri 100 000 lekë

Propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione publike dhe private

Pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Psikologut deri në 3 vjet

Përjashtim nga Urdhri i Psikologut për një periudhë deri në 3 vjet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin