Një lajm i mirë për ata që fluturojnë shpesh me avion. Së shpejti, udhëtarët nuk do të kenë nevojë të tërheqin valixhet e rënda. Një grup gjimnazistësh libanezë kanë shpikur valixhen inteligjente.
Në të ardhmen e afërt, udhëtarët do të jenë në gjendje të lëvizin në aeroport të papenguar nga valixhet.
Ralp Shalhoub është njëri nga gjimnazistët që shpiku valixhen inteligjente - Follow me Suitcase.
Kjo pajisje ka disa sensorë dhe grupin qendror të procesorëve që njihet si truri i kompjuterit.

Sistemi me sensorë infra të kuq gjurmon byzylykun e posaçëm në këmbën e të zotit dhe kështu e ndjek nga pas me valixhet.
Shpikja po ashtu përdor GPS, për të komunikuar dhe një kartë telefoni. Të gjitha këto të mundësojnë lokalizimin e valixheve nëse i harron diku.

Përmes telefonit udhëtari komandon valixhen që të vijë nga pas ose të ndalojë.
Shpikësit e rinj fituan vendin e parë për prototipin e paraqitur në garat e Shoqatave të Federatës Ndërkombëtare të Shpikjeve dhe fituan medaljen e artë në një panair në Gjermani.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com