Krijoi partinë e re me Myslim Murrizin, habit deputeti Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj, kam pasur oferta nga të gjithë

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban Zeneli, dhe Arlind Çaçani, Lëvizjes Demokratike Shqiptare. Por sot në një intervistë të dhënë në Report Tv Valteri ka thënë se ende nuk e ka vendosur se me cilën forcë politikë do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Valteri thotë se ende nuk e ka gjetur gjuhën e duhur me drejtuesit e partisë.

"Unë do të kandidoj në Qarkun e Tiranës, një njësinë nr. 7. Kam filluar punën në Bashkinë Kamëz. Është një zonë me probleme të shumta sociale edhe pse është bërë një vjedhje 30-vjeçare qoftë nga pushteti vendor dhe ai qendror. Njerëzit torturohen se i kërcënojnë me ndihmën ekonomike, vendet e punës, energjia elektrike etj.  Për momentin nuk e kam ndarë ende se në cilën parti do të kandidoj. Unë vetë e kam krijuar Lëvizjen për Ndryshim me të tjerët por ende nuk e kam vendosur. Nëse do të gjej gjuhën e duhur do të siguroj mandatin në Qarkun e Tiranës. Nuk është problemi të gjesh një forcë politike për të kandiduar. Kam pasur oferta nga të gjithë", tha Valteri.

Deputeti nënvizoi se të tria forcat kryesore politike në Shqipëri janë e njëjta gjë, që përfaqësojnë të keqen 30-vjeçare në vend.  

"Ndryshe nga ç'jemi mësuar në këto 30 vite  kur kemi parë fushata me flamuj, unë kam vendosur që fushatën time ta bëj derë më derë për të luftuar të keqen më të madhe 30-vjeçare. Të tria palët janë e keqja më e madhe. I kemi parë që zihen si 'qen' me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë me të njëjtët oligarkë dhe ndajnë fitimet. Njerëzit janë të lodhur nga këto surretër që drejtojnë vendin. Monika i kërkonte gjithmonë ryshfet. Lulzim Basha i sillte Xhelal Mziun ka ardhur me këpucë me baltë dhe lëviz me makinë 200 mijë euro. Dhe unë qytetarëve u kam thënë që një zë i fortë i tyre në vendin  Të gjithë këtë teatër në politikën shqiptare shqiptarët e kuptojnë. Dhe unë kam një thirrje për të gjithë, sidomos të rinjtë: Që të bëjmë objekt i largimit nga Shqipëria duhet të kuptojmë rëndësinë e atyre 4 sekondave kur votojmë", vijoi ai.

Ndërkohë që për atë që pritet të ndodhë më 25 prill, Halit Valteri thotë se Basha nuk fiton gjë më 25 prill.

Lulzim Basha vetëm sa ka përçarë PD-në ndërkohë që është nevoja më e madhe për ndryshim. Ndryshojnë kot më kot njerëzit në qarqe se s'kanë ç'të japin më. Të vijë Mark Marku të vlerësojë punën që nuk e di fare ç'është bërë me strukturat. Me erdhi keq nga Halim Kosova kur tha se më përjashtuan se thanë që s'kam ç'të jap më. Mark Marku del çdo natë të Fevziu se është i paguar aty. PD nuk vuan për figurat", tha ndër të tjera në Report Tv, Valteri.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • o valtero: 26/01/2021 18:21

    ti je fryme e re(gjasme) ne nje politke te krimbur por dihet qe te gjith njelloj jeni.nuk e rruani per njerezit sa te zini karriget.do fillosh dhe ti te rregullosh te afermit e tuaj familjen tende e po ngeli mund te japesh therrime per dynjane.e shoh qe flet e shan te gjithe por nje keshille po ta them:nuk i bihet murit me koke.i kane rrenjet e thella politikane-muterit tone e nuk ke cben ti e asnji se nuk ka popull te zgjuar.ti shan lylin thua qe ai mziu leviz me makine 200 mij euroshe edhe pse erdhi me opinga me balte por njerezit keto gjera i dine por prap votojne se lulja nuk ka alternativa te tjera ne vend te ketyre se keta i sjellin vota se jane krimbur me para dhe do i blejne votat qe lulja te hyje ne parlament me 30 deputete ti po qe i zoti dil i ap varur e te shohim sa vlen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024