Shefi i sektorit të AMP me portal gjobëvënës, e ndihmonte i vëllai drejtor në SHISH! Denigronin drejtuesit e policisë! Shpallet në kërkim, arrestohet kolegia dhe gazetari (EMRAT)

TIRANE- Përmes një portali, ku sulmonte e denigronte drejtuesit e lartë të Policisë, Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, informoi sot (30 maj) policia e Tiranës.

Skandali është thelluar pasi burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i Kushtrim Selimi, Kreshnik Selimi shef kundër narkotikëvë në SHISH. Ky i fundit për shkak të aksesit të informacioneve, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre. Në vijimësi të hetimeve pritet të kuptohet roli që ka pasur Kreshnik Selimi në dhënien e informacioneve.

Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.

Donte të bëhej drejtor
Bëhet fjalë për Shipneës.info, ku publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj, me qëllim denigrimin e figurës së tyre në publik përmes lajmeve të rreme, duke ushtruar në të njejtën kohë edhe presion. Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Si nisën hetimet
Ishte Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore që pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipneës.info, nisi hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP, Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon policia e Tiranës.

Mesazhet gjobëvënëse

Në këtë portal këta persona publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të personave të ndryshëm, kryesisht zyrtarë, me qëllim përfitimin monetar për t'i fshirë më pas.Policia thotë se në celularët e të arrestuarve u gjetën dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në dëshminë e saj Regina Omeri  ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim, kundrejt pagesës 600 euro në muaj.

Hasanaga thotë se punën e ka pranuar se kishte nevojë për paratë, ndërsa shprehet i penduar dhe se së fundmi kishte kuptuar rrezikshmërinë e asaj që bënte 

“Duhet të kisha dyshuar në materialet që më jepnin ata, para se t’i publikoja, duhet të kisha bërë një verifikim. Kisha kohe që s’më zinte gjumi nga kjo. Jam penduar”, ka thënë gazetari, për të cilin përmes një deklarate Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online kanë kërkuar që të ketë transparencë dhe kujdes të veçantë për një proces të rregullt ligjor.

Dëshmia e gazetarit është përputhur edhe me atë të Regina Omerit e cila ka dëshmuar  se lajmet ia niste Kushtrim Selimit dhe më pas ajo ia niste gazetarit. E dyshuar, për lidhje intime me Selimin, zyrtarja, thotë se kolegu i saj, shef sektori I AMP, i publikonte lajmet kundër drejtuesve të policisë, sepse i kishte inat.

Ndërkohë denoncim kishin bërë dhe disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informoi sot policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.  Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u kodua ‘Antonimet’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Zyrtari i AMP hapi portal për gjobvënie, i përfshirë edhe i vëllai i tij, shef kundër narkotikëve në SHISH

1717085793_kushtrimselimi.jpg

Foto: Kushtrim Selimi

Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë. Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia.

Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëve në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, dyshohet se i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre. Në vijimësi të hetimeve pritet të kuptohet roli që ka pasur Kreshnik Selimi në dhënien e informacioneve.

Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.

Ora 12:22
Portali gjobëvënës, zbardhet dëshmitë/ Regina e AMP-së: Lajmet e rreme mi jepte shefi, gazetari paguhej 600 euro për t'i postuar

1717055596_ervishasanaga.jpg

Foto: Ervis Hasanaga

Zbardhet dëshmia e 2 personave të arrestuar nga Krimi Kibernetik. Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj.

Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe. Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.

Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime.

Ora 10:41
'Shqipnews.info' Portali gjobëvënës i shefit të sektorit të AMP! Fotot kush e menaxhonte dhe emrat e drejtuesve të lartë të policisë që u denigruan

1717058236_hasanagaomeriselimi.jpg


(Ne foto: Ervis Hasanaga, Regina Omeri dhe Kushtrim Selimi)

Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.

Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t'i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kdk: 31/05/2024 04:49

    Vetem se: 1. Kush e percaktoi se ishin lajme te rreme? 2. "Viktimat e lajmeve te rreme, jane ata qe e personalisht kane hetuar dhe arrestuar te dyshuarit? 3. Falsifikim i pajisjeve kompjuterike eshte dispozita e perdorur? Ahahaha

    Përgjigju
  • Iris: 31/05/2024 02:35

    Te kujtojne vellezerit Cuomo ne NY,vetem se keta kane vajtur nje stad me lart se vinin dhe gjoba me ane te kercenimeve,pa llogaritur artikujt denigrues ndaj kryeshefave dhe e gjitha kjo per cfare?! Se Kushtrim Selimi na //vdiste per t'u bere nje cike magazinjer//;Sorry,/drejtor/!!

    Përgjigju
  • Soni: 31/05/2024 00:56

    Demek informacionet e rrjedhura nga SHISH qenkan false dhe policia e Saukut kurresesi smund ta toleronte. Vetem se falsifikimi kompiuterik nuk ka te beje fare me cka ndodhur. Kuptohet qe per te "goditur" disa persona qe u prish imazhin Sauku elitar me Rrumbullakun e Vocin pararoje duhet te shpikte nje "kombinacion" si ky qe pame ose nje veprim komplet kriminal serioz perkunder nje tjetri rutine "kompiuterik"! Nje tregues akoma me shume mbi nje polici inekzistente dhe te kapur nga Sauku kriminal.

    Përgjigju
  • Good: 30/05/2024 22:21

    Shiko ca behet Kushtim selimi AMP shef Vllai kreshnik selimi shef ne shish Hasan selimi Sistemn e drejtsis gjygjtar familje gjobaxhinjesh. Perfitus nga detyra qe i ka dhen shteti. Duhet nje hetim i thell per kto njerz. Prefitus nga detyra nrm babin gjygjtar motren avokate Ca pret mo nga kto njerz dhe shum te tjer nga kto Shteti te mari masa te arrestohen cdo njeri si ky po marin njerzit ne qaf .

    Përgjigju
    • Drini: 31/05/2024 08:50

      Nuk ke cfar ben Kjo rrace dhe ky lloj brumi jemi

  • Beni: 30/05/2024 22:00

    Te vdes une per kreshnike e kushtrimer e fisniker e reginer.lum ne qe ju kemi,vetem perpara.

    Përgjigju
  • Andri: 30/05/2024 21:44

    Këta vëllezërit Selimi janë tropojanë. Babai tyre Hasan Selimi alias “Mixha” ka qenë gjyqtar plepist qe nga polic bëri kursin dhe u bë gjyqtar, ka bërë namin në Shkodër duke vendosur gjoba, dmth familje komplet e korruptuar qe për pare kalonin cdo kufi. Edhe motra e këtyre, Tanusha duke qenë juriste në AKKPronave qe kohën e Besnik Mahos ka përfituar sipërfaqe toke në jug e bregdet me anë të korrupsionit. I lutem spakut të marrë në dorë këtë hetim dhe zi bëjë një hezim pasuror familjes Selimi, Mixhës djemve dhe Tanushës

    Përgjigju
  • fredi: 30/05/2024 14:09

    Kush e ka mare ne pune kete

    Përgjigju
  • Kreshniki: 30/05/2024 10:17

    E zuri zullimi gjobave qe u vinte policave ne Durres ky njeshi, por zoti ste le sti fal

    Përgjigju
    • normale: 30/05/2024 18:38

      po normale qe do ta zinte haku a se sheh ca ftyre eshte. po edhe ata we kane i kane paguar ketij dihet te mbajne pergjegjesi

  • Sala: 30/05/2024 10:16

    S ka njeri qe punon me ndershmeri n ket vend?!

    Përgjigju
    • Gysi: 30/05/2024 23:27

      te pastrosh plehrat me plehra thua ti. Duhet nje ligj per portale qe jane kthyer te gjitha ne repost me kredit si gazeta sot qe shkruajne dy rreshta dhe nuk thone asgje si gazetare. Normal qe do kthehen ne gjobevenes si puna e ketij mengjesit me anonime dhe pastaj hidhen perse ndodh kjo gje. Gjeja me e lehte e ka fajin shteti, me e veshtira te pershtatim sjellje profesionale Ndoshta ka vetem nje menyre per ti kontrolluar dhe per ironi te fatit do sillja ligjin per bastet sportive me rregjistrim ne portalet e licensuara si burim informacioni dhe vetem keto portale bja te lejohen te operojne online. Pak a shume si keto bastet kontroverse

    • Pet.: 30/05/2024 11:50

      Ke te drejte pasi shumica e njerezve, kane humbur dinjitetin dhe kane per zot Parane.

    • A...Zh: 30/05/2024 11:27

      Nuk i duan te ndershmit, por ata me lek e bisnese. Prandaj mire t'ju behet!

    • Dakord: 30/05/2024 11:10

      Sigurisht që ka madje janë shumica. Lajmet dalin vetëm për ata që kryejnë krime. Ka filluar spastrimi i plehrave të këtij vendi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave