Krijuan kaos dhe bllokuan seancën plenare, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi Berisha dhe 4 deputetët e tij Paloka, Noka, Spaho dhe Këlliçi

Krijuan kaos dhe bllokuan seancën plenare, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi Berisha dhe 4 deputetët e tij Paloka, Noka, Spaho dhe Këlliçi

Berisha dhe deputetët bllokojnë Kuvendin

Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do jenë në punimet e Kuvendit, përfshirë mbledhjet e komisioneve dhe seancës plenare, për 10 ditët e ardhshme pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit.

Vendimi është marrë sot nga Sekretariati për Etikën, Votimet dhe Procedurat në Kuvend pas kërkesës nga Partia Socialiste. Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetët socialiste Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Valikaj (Felaj), Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku, thuhet se Berisha, Noka, Këlliçi, Spaho dhe Paloka u sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare dhe duke shkaktuar kaos në seancë.

“Konkretisht këta pesë deputetë, zaptuan foltoren dhe penguan zhvillimin normal të seancës plenare, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, siç ishte parashikuar në rendin e ditës. Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren. Gjithashtu, drejtuesja e seancës u detyrua të merrte edhe masën disiplinore "Për përjashtimin nga seanca plenare" ndaj tyre, por pavarësisht kësaj, këta deputetë nuk pranuan të dalin nga salla”, thuhet në letrën e 7 deputetëve socialistë, teksa kërkojnë marrjen e masës disiplinore "Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë”,

Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ishte dje ‘kali i betejës’ i opozitës dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës. Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çuan deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Nikollës.

Para nisjes së seancës, 16 deputetë nga grupi i Berishës kërkuan që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futej në diskutim takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar. Kërkesa e këtij grupi u rrëzua nga votat e maxhorancës.

E kthyer tashmë në një ‘zakon’ thuajse të përjavshëm, Berisha dhe deputetët e tij bllokuan foltoren dhe vijuan komunikimin live me ndjekësit në rrjetet sociale. Deputetët e Berishës krijuan kaos duke përplasur duart mbi tavolinë, ndërsa ish-kryeministri nuk pranoi të largohej nga Foltorja pavarësisht paralajmërimit të Nikollës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
Berisha dhe 4 deputetë u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi, Korreshi: S'ia mbyllin dot gojën opozitës! Që sot, u kthyen në palaço qeveri

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka folur pas vendimit të Kuvendit për të përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare Sali Berishën, Flamur Nokën, Edi Palokën, Edmond Spahon dhe Belind Këlliçin.

“Nuk mund t’ia mbyllë gojën opozitës me përjashtimin e disa deputetëve. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri”, tha Korreshi.

Ora 11:52
Bllokuan foltoren dhe punimet e Kuvendit, përjashtohen për 10 ditë Berisha, Paloka, Noka, Spaho dhe Këlliçi

1674816702_WhatsAppImage20230126at12.38.50.jpeg

Këshilli i Etikës ka miratuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tjerë të grupit të tij pasi bllokuan dje foltoren dhe punimet e Kuvendit. Është përjashtuar për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 27/01/2023 19:02

    Na paskan bere shum pun na lan batall. Po si ishin si nuk ishin njelloj eshte sprish asnje pun

    Përgjigju
  • Alb: 27/01/2023 12:45

    Kaos ashte qe ne 1992 shqipnija.

    Përgjigju
  • Ademi: 27/01/2023 11:42

    Mos harroni Noken ta perjashtoni se ska kush tja mbaj uturakun Saliut jasht parlamentit.....

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 27/01/2023 19:04

      Mos u bej merak se ja mban tritan shehu se eshte zanatini i tij!!!!!!!!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'