VIDEO/ Kaos në Kuvend, Berisha bllokon foltoren: Të flasim për skandalin në SHBA! Balla: Do të heqë vëmendjen nga Shkëlzeni në SPAK! Alibeaj: Kërkojmë shkarkimin e Nikollës

TIRANË- Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka ‘trazuar ujërat’ në politikën shqiptare dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe maxhoranxës. Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çoi deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Nikollës.

Para nisjes së seancës, 16 deputetë nga grupi i Berishës kërkuan që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futej në diskutim takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar. Kërkesa e këtij grupi u rrëzua nga votat e maxhorancës dhe për këtë kreu i grupit të PS, Taulant Balla, në daljen për mediat tha se çdo kërkesë që mban firmën e Berishës s’do të pranohet.

Në të njëjtën linjë ishte edhe grupimi tjetër i PD-së, ai i Enkelejd Alibeajt. Edhe ky i fundit kërkoi që i pranishëm në seancë të ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe të jepte llogari për 225 mijë eurot që i janë paguar McGonigal nga shqiptaro-amerikani Neza. Sipas rendit të ditës ishte parashikuar që Rama të merrte pjesë në seancë, por mungesa e tij solli reagimin e opozitës në bllok. Balla tha se Rama nuk erdhi për shkka të axhendës, ndërkohë nga ana tjetër kryeministri zgjodhi t'i përgjigjej opozitës me postime në 'Facebook' për arritjet e qeverisë.

E kthyer tashmë në një ‘zakon’, Berisha dhe deputetët e tij bllokuan foltoren dhe vijuan komunikimin live me ndjekësit në rrjetet sociale. Deputetët e Berishës krijuan kaos duke përplasur duart mbi tavolinë, ndërsa ish-kryeministri nuk pranoi të largohej nga Foltorja pavarësisht paralajmërimit të Nikollës.

Kjo e fundit u detyrua që të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës dhe mbylli seancën pa diskutime, vetëm kaloi në votim projektligjet, të cilat u miratuan vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa Berisha vijonte të fliste live në rrjetet sociale duke akuzuar kryeministrin Edi rama se ka kryer krim kombëtar dhe se ka përdorur lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së për të manipuluar kundër opozitës shqiptare.

Për kaosin e krijuar në Kuvend, kreu i Grupit të PS tha se Berisha ka vetëm një arsye, të shmangë vëmendjen nga thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK dhe nga hetimet për ngjarjen e 21 janarit. Në daljen për mediat, Balla tha se nuk do t’i lejojnë me dy grupet e PD-së që të prishin seancat parlamentare. Balla njoftoi se do të depozitojnë një kërkesë për deputetët që pengojnë zhvillimin e seancës, që të merren masa dhe të përjashtohen më shumë ditë nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, grupi i Enkeljed Alibeajt njoftoi se do të depozitojë kërkesën për përjashtimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, pasi kjo e fundit i mohoi opozitës që të diskutojnë për çështjet e rendit të ditës. Në Kuvend pritej të kishte diskutime të gjata, mes tyre edhe një çështje të rëndësishme si ajo e Aktit Normativ për Pakon e Madhe.

Por edhe me sallën bosh, Berisha nuk u largua nga parlamenti. Ai vijoi akuzat ndaj Ramës për takimet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Berisha në komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit mohoi lidhjet me Agron Nezën, ndonëse u publikua një foto e të dyve sëbashku.

Lidhja e ish-zyrtarit të FBI-së me Shqipërinë që solli kaos në Kuvend
Amerikani McGonigal përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuzat tjetër lidhet me 2 shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Një grup deputetësh të PS kërkojnë masë disiplinore për Berishën dhe 4 deputetë të tij, Korreshi: Skandal parlamenti dhe drejtuese po aq skandaloze

1674765009_Screenshot36.jpg

Një grup i Partisë Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për disa deputetë demokrat, që janë Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Ka qenë deputeti democrat i cili ka publikuar një mesazh nga sekretariati i Kuvendit, ku deputetët njoftohet se kjo seancë për të shqyrtuar mbledhjen e këtij grupi deputetësh do të diskutohet nesër në datë 27 janar në orën 11:00. Një gjë e tillë e ka indinjuar deputetin, duke e cilësuar si skandaloze, pasi thotë se Kuvendi ëhstë vënë në shërbim të partisë në pushtet, teksa ka publikuar kërkesën e bërë nga vetë ai në dhjetor, ku kërkohej përjashtimi i Edi Ramës, për të cilën thekson se nuk është marrë asnjë masë.

“Skandal Parlamenti me skandaloze drejtuese! Si anetar i Sekretariatit te Provedurave, Edikes dhe Votimeve me vjen nje sms ku me kerkohet qe neser dite e premte ora 11.00, ky sekretariat zhvillon mbledhje per marrjen e mases disiplinore per 5 deputete te Partise Demokratike. Kjo mbledhje zhvillohet sipas kerkeses se bere nga 7 deputete te Partise Socialiste e cila mban daten e sotme.

O hale parlament! O mjerane drejtues o punetor partie, o patronazhiste. Po kerkesa e dates 22.12.2022 per perjashtimin e Edi Hale Rames e firmosur prej meje dhe 6 deputete te tjere pse nuk shqyrtohet?? Cili eshte motivi qe e mbani ne sirtar ndersa per perjashtimin e deputeteve te PD e caktoni pa kaluar 24 ore??

Po ju drejtohem me keto pyetje dhe pres pergjigje Kryetare e Parlamentit Lindita Nikolla dhe drejtueses se Sekretariatit Klotilda Bushka. Parlamentin sjua kane lene trashegimni jeni ne shkelje te hapur te ligjit qe e perdhosni perdite e me shume. Me motive bajate e me nxitim nga halli qe e ka zene qenef Ramen doni te largoni zerat opozitare nga Parlamenti. Edhe une isha aty ne foltore para jush me perjashtoni dhe mua ose terhiqeni keto letra turpi e therrisni Ed Fekalen e te shqyrtoni kerkesen e dates 22.12.2022 per perjashtimin e tij”, shkruan Korreshi.

 

Ora 16:15
Salianji paralajmëron Ramën: Frika nga SHBA e ka futur në vrimën e miut! S’e shpëtojnë dot oligarkët rus

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij personal. Sipas Salianjit, Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë! Deputeti demokrat thekson se frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut, ndrësa e paralajmëron se nuk ka oligark rus që di ta shpëtojë.

‘Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë!  Edi Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë! Frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut! Nuk e shpëtojnë dot as oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, as paratë e krimit dhe korrupsionit as devijimi i vëmendjes, as kapja e drejtësisë! Dita po vjen!’- shkruan Salianji

Ora 13:45
Kryemadhi: Dorian Duçka djalë halle me Metën, sa ishte me ne ishte i rregullt, kur u largua u bë 'djalë i keq' (Si Lefter Koka)

 

Dorian Duçka, personi ‘B’ në dosjen për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është kushëri i Ilir Metës. Monika Kryemadhi ka zbuluar lidhjen e tyre familjare duke treguar se Ilir Meta e ka djalë halle dhe ka kontribuar shumë në shkollimin e tij. Njësoj siç tha edhe për Lefter Kokën e Alqi Bllakon që sa kohë ishin në LSI, ishin 'ëngjëj', Monika shprehet se Duçka ishte djalë i rregullt kur mbante postin e zv.ministrit, por më vonë nisi të shkelte ligjin dhe u kthye në lobist të Ramës.

“Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt sic është edhe djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI zv.ministër nuk merrej as me korporatat kineze, as me arabët, as me Agron Nezën, por ishte djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe ishte korrekt. Kur Rama e ftoi këshilltar pa para, sigurisht edhe Duçka u bë një lobist që vazhdonte e bënte porositë e Ramës jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri. Megjithatë është shumë më afër me Etilda Gjonajn se me Metën pavarësisht se Meta mund të ketë kontribuar shumë në shkollimin e tij”, tha Kryemadhi.

Një koment e pati dhe për kaosin e shkaktuar në Kuvend duke fajësuar mazhorancën.

“Tribunën e parlamentit e ka zaptuar zonja Nikolla si një mercenare që transmetoi frikën e Edi Ramës sa i përket cështjes së korruptimit të një drejtuesi të lartë të FBI. Si deputete e thjeshtë është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutoja për gazrat që ndosin mjedisin. Kryetarja e Parlamentit të largohet dhe ta zërë vendin Taulant Balla meqë ai i jep urdhrat. A ka mundësi të na thotë Edi Rama pse ka kaq frikë kur është i pastër në historinë e korruptimit?”, tha Kryemadhi.

‘Personi b’ që dyshohet të jetë Dorian Duçka në dosjen e ish zyrtarit amerikan prezantohet si një “shtetas shqiptar i punësuar nga një kompani konglomerat energjie kineze qe vepronte si këshilltar informal i Kryeministrit të Shqipërisë, mbante një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-shqiptar zyrtar i lartë i qeverisë. Personi A (pra Agron Neza) dhe personi B (Dorian Duçka) ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin”, thuhet në dosjen e ish zyrtarit të FBI-së.

Ora 13:45
Kaosi në Kuvend, PD e Alibeaj kërkon shkarkimin e Lindita Nikollës: Mbylli seancën për të mbrojtur Ramën

PD e Alibeajt ka kërkuar shkarkimin e Lindita Nikollës me argumentin se mbylli seancën plenare për të mbrojtur politikisht Ramën.

“Sot Edi Rama, i kapur në flagrancë nga drejtësia amerikane se ka korruptuar dhe bashkëpunuar me një angjent të FBI të lidhur me Rusinë, jo vetëm iu fsheh Kuvendit, por detyroi Lindita Nikollën të mbyllë Parlamentin.

Veprimi i sotëm i Kryetares së Kuvendit, është akt i paprecedent në 32 vjet demokraci. Në shkelje flagrante të Rregullores, Kryetarja e Kuvendit i mohoi të drejtën deputetëve të Kuvendit që të diskutojnë për çështjet e përfshira në Rendin e Ditës, duke përdhosur parlamentarizmin dhe duke minuar funksionimin demokratik të Kuvendit.

Ndërsa drejtësia amerikani asgjesoi politikisht Edi Ramën, duke faktuar para botës mbarë, lidhjen e tij korruptive me një zyrtar të FBI-së, të lidhur me Rusinë, Kryetarja e Kuvendit asgjësoi Parlamentin për llogari të Edi Ramës.

Gjithashtu, nga sot Parlamenti i Shqipërisë ka humbur mundësinë për të funksionuar në mënyrë demokratike dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Edi Rama dhe Lindita Nikolla.

Për shkak të shkeljes flagrante të Rregullores, minimit të parlamentarizmit dhe funksionimit demokratik të Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bazuar në pikën 4, të nenit 114 të Rregullores, ka vendosur të nis procedurën për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla.”- shkruhet në njoftim.

 

Ora 13:40
Opozita e kërkon në Kuvend për takimin me ish-zyrtarin e FBI-së, Rama iu ‘përgjigjet’ në Facebook me arritjet e qeverisë

Në një kohë kur në Kuvend u krijua një kaos për mungesën e kryeministrit Edi Rama, të cilin opozita  e kërkonte për të shpjeguar lidhjen me ish-zyrtarin e FBI, Rama ka zgjedhur t’iu përgjigjet me arritjet e qeverisë së tij.

Në një postim në Facebook, Rama dha disa shifra për infermierët e punësuar në sistemin shëndetësor publik gjatë vitit të kaluar, duke vënë në dukje se pjesë e spitaleve janë bërë 474 infermierë të rinj, nga 900 gjithsej në të gjithë sistemin shëndetësor publik. 

"474 infermierë janë punësuar në spitalet tona nga veriu në jug, pjesë e ekipit prej rreth 900 infermierësh të punësuar në sistemin shëndetësor publik vetëm gjatë vitit 2022", shkruan Rama. 

Pas përfundimit të seancës plenare, Rama bëri një tjetër postim lidhur me ujësjellësin e ri të Belshit.

“Jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët, por do të furnizohet me energji elektrike përmes paneleve fotovoltaike duke ulur në këtë mënyrë me 95% kostot e energjisë. Ky model është një shembull që do ta aplikojmë edhe në zona të tjera”, shkruajti Rama.

Për mungesën e kryeministrit Rama u përgjigj kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili u tha gazetarëve se ai kishte një axhendë të ngjeshur dhe nuk mori pjesë dot në seancë.

Ora 13:06
Çfarë nuk patë nga Kuvendi sot! Baçi kthehet në 'kameraman' të Berishës, Koçi dhe Gjylameti afrohen në radhët e demokratëve (FOTO)

Këto janë pamje që vijnë nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pati rrëmujë dhe kaos pasi opozita bllokoi Foltoren. Në atë moment, Luan Baci u kthye në ‘kameramanin’ e Sali Berishës pasi ish kryeministrit nuk i punonte celulari.

Ndërsa para se të ndodhte kaosi, pati një seancë të posaçme plenare për të kujtuar viktimat e Holokaustit. LSA ka publikuar pamjet ku shihen deputetë që flasin me njëri-tjetrin. Mes këtyre momenteve shihet teksa deputetet e PS-së, Blerina Gjylameti dhe Petro Koçi flasin me kolegët e tyre të opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku.

Ora 12:51
Balla: Sa herë që kërkesat të kenë firmën e Berishës do i rrëzojmë! Ai dhe Gaz Bardhi se pengojnë dot punën e Kuvendit

 

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla komentoi rrëzimin e kërkesës së deputëtve të Sali Berishës për të futur në rend dite diskutimet mbi takimin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal. Balla theksoi edhe njëherë se çdo kërkesë që do të mbajë firmën e Berishës do të rrëzohet nga PS. Ndërsa tha se nuk do të lejojnë as Berishën e as Gazment Bardhin që të pengojnë punën e Kuvendit me situatat që krijojnë.

“Kurthi për të hequr vëmendjen nga loja me paratë ruse të PD, për të tërhequr vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit, ta harrojë Sali Berisha. Hetim që po zhvillohet në SHBA që ka vetëm një person të marrë të pandehur McGonigal, në momentin që kërkesa do vijë sipas rrugëve procedurale do merret në shqyrtim. Dua t’iu them, sa herë që kërkesa të ketë firmën e Berishës, kërkesa rrëzohet. Çdo kërkesë që do vijë, kur kam refuzuar një personalitet ish-të përndjekur politik, vetëm se ishte firma Berishës. Jeni krenar? Krenar qe kemi qëndrim konsekuent, sesi një non grata vazhdon të bëjë pis foltoren e Kuvendit. Ne e kemi ditur që do ndodhte ky skenar. Ta harrojë Berisha e Gaz bardhi që mund të pengojë punën normale të Kuvendit”, tha Balla.

Ora 12:42
Pse mungoi Rama në seancë? Përgjigjet Balla

1674732397_Screenshot7.png

Kreu i Grupi të PS-së, Taulant Balla u pyet nga gazetarët përse mungoi sot kryeministri Edi Rama në seancën e mbajtur në Kuvend, pasi opozita akuzoi se nuk erdhi për shkak të dosjes së zyrtarit të FBI-së. Balla tha se nuk erdhi pasi kishte një axhendë të ngjeshur.

“Rama ka një axhendë shumë më të ngjeshur”, tha Balla.

 

Ora 12:41
Opozita kërkoi me forcë debatin për çështjen e agjentit të FBI, Kuvendi mbylli seancën, Berisha: Se vazhdojnë më punën nëse se flasim këtë

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse çështja e agjentit të SHBA, McGonigal nuk trajtohet, Kuvendi nuk e vazhdon më punën e tij.

“Se pranuan, kërkesën tonë. Ky parlament se vazhdon më punën nëse s’përgjigjen për këtë çështje.

Qëndrimi ynë nuk ka më paqe në këtë vend pa u zgjidh ky problem, largimi i Ramës është çështja jonë kryesore. Kjo arrihet vetëm me revolucion dhe protesta.”-tha Berisha.

Ora 12:35
Berisha krijoi kaos në Kuvend, Balla: Duan të heqin vëmendjen nga thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK për Gërdecin

 

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka komentuar kaosin që u krijua në Kuvend nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi nuk u miratua kërkesa për të diskutuar mbi takimet e Ramës me izh-zyrtarin e FBI-së. Shkak për këtë kaos, Balla tha se thrrija e djalit të tij, Shkëlzenit, në SPAK për çështjen e Gërdecit.  

Sot djali është paraqitur në SPAK për gërdecin, gjithë kjo dhunë e ushtruar në kuvend është e lidhur, derivat i lidhur. Pra, e mbani mend që në janar të vitit 2019. Kur Berisha ishte njohur me faktin se në SHBA kishte nis procedurën e shpalljes non grata dhe viza iu ishte hequr e njëjta situatë ndodhi në kuvend për të mos më shkuar me keq për tu tërhequr nga kuvendi, vlerësoj që Nikolla ka bërë vendimmarrjen e duhur në funksion të zhvillimit normal. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të rregullores së kuvendit, nga deputeti Berisha. Do duhet që sekretariati të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën që do të depozitojmë për përjashtimin me më shumë ditë të të gjithë deputetëve që pengojnë zhvillimin e seancës. Seanca bllokohet se ata duhan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit.

Një kërkesë ka një procedurë, merreni rregulloren e Kuvendit, nëse një prej jush gjen bazuar kërkesën e tyre në rregullore jam i gatshëm të kërkoj ndjesë. Uzurpimi me forcë, edhe një gjë që nuk është ashtu, duan ta marrin me forcë. Kërkesa i lihet kohë tre ditë të shqyrtohet në Konferencën e Kryetarëve.

Ora 12:22
Berisha: Rama ka përdorur zyrtarin e FBI-së si 'vrasës me pagesë', e përdori kundër opozitës! Pse u zhduk sot?

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi u mbyll seanca dha një deklaratë për mediat ku u ndal sërish në takimin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama e ka përdorur McGonigal si 'vrasës me pagesë', ndërsa e akuzon se i ka dhënë para për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

"Kërkesën legjitimi të një grupo deputetësh për të zhvilluar debat me urgjencë. Çështje që ka tronditur deri në palcë vendet e lira. Imagjinoni ju se çfarë afere është e implikuar Shqipëria. Imagjinoni ju sesi ky kryeministër me veprimet e tij ka vënë në kërcënim, rrezik sigurinë e SHBA, NATO, e botës së lirë. Imagjinoni ju një vrasës me pagesë, që merr para nga kryeministri për të vra opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Kam bindjen se drejtësia amerikane do thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, por para saj duhet të flasin shqiptarët, parlamenti, qytetarët. Rama me dy bashkëpunëtorë, ka trajtuar si aset privat shefin e punëve të inteligjencës së FBI. Njeriu përgjegjës për të ndjekur të gjitha rrjedhjet e spiunazhit në SHBA. E patë Lindën si u soll apo jo. Sikur s’ka ndodh asgjë, kurse ai është zhdukur. Vetëm një betejë e gjithanshme është shpëtimtare. Në anën tjetër theksoj se Rama ka përdor Charles McGonigal si vrasës me pagesë për të falsifikuar, manipuluar kundër opozitës shqiptare. Kjo përbën krim ndërkombëtar për të cilin do kërkojmë nga autoritetet amerikane t’i japin dënimin më të rëndë", tha Berisha.

Ora 12:11
Mazhoranca lë Kuvendin, Berisha: Ja mbathën si hajdutë! Afera Rama-McGonigal s’do kalojë pa dhënë llogari

 

Ish kryeministri, Sali Berisha pas ikjes së mazhorancës nga Kuvendi, për shkak të bllokimit të Foltores nga ana e tij, është shprehur se kryeministri do japë llogari për çështjen e McGonigal. Ai vijoi me akuzat duke e cilësuar si aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjëherë nga kreu i qeverisë ndërsa shtoi se PS ka dëmtuar me dashje opozitën.

“Ja mbathët si hije, të turpëruar, pa shpresë. Para kësaj dallge të fuqishme që s’do e kalojnë pa dhënë llogari. Afera Rama-McGonigal është një ndër aferat kriminale më të pista në tërë historinë e pas luftës së dytë botërore. Një kryeministër korrupton për të dëmtuar opozitën. Një akt i pashembullt, një akt që mund ta bëjë vetëm një diktator. Dhe ju e patë sesi ikën të turpëruar, të tmerruar. Ju e patë sesi, Rama, me dy konfidentë të tij, luante me fatet e demokracisë së vendit. Ata reagojnë në kope, sikur s’kanë vend, familje, interesa shoqërore por të xhepit të tyre. Sekti i rilindjes është armiku kryesor, i demokracisë, qenies dhe identitetit të shqiptarëve.  S’ka interes më të madh se zbardhjen e kësaj afere. Një aventurier, një agjent influent rus, merr përsipër të ekzekutojë çdo skenar për qenë në pushtet. Ndaj ne sot do rrimë në parlament, edhe ata ikën si hajdut. Uroj ta kenë thirrur atje ku ka vendin, se nga kjo aferë Rama s’ka shpëtim.”- tha Berisha.

Ora 12:02
Kaos në Kuvend, Alibeaj jashtë sallës së parlamentit: Të hetohet Rama, ka kaq kohë na hedh baltë për rublat, po paska qenë vetë me $

 

Pas kaosit në Kuvend pas kërkesës së tij për prezencën e Ramës, Alibeaj ka folur jashtë sallës së parlamentit. Sipas tij, Rama ka hedhur baltë ndaj partisë demokratike dhe rublave ruse, por kryeministri fshihet pas gjithë kësaj.

“I kapur në flagrancë në SHBA me dokumente me fakte të bëra publike, Rama ka detyrim ti përgjigjet shqiptarëve, ne dhe publikut. Ka kaq kohë që ka hedhur baltë për lobimet ruse, por paska qenë ky me dollarë amerikanë.

Synimi i tij është asgjësimi i PD-së, nuk është çështje që e kanë bërë miqtë apo shokët e ka bërë vetë ai. Ai fshihet. SPAK duhet të flasë, drejtësia amerikane ka folur, të flasë edhe SPAK. Njëlloj si në Amerikë, Rama duhet t’i nënshtrohet drejtësisë.”- tha Alibeaj.

Ora 12:02
Kaosi në Kuvend, kryetarja Lindita Nikolla kalon për votim çështjet e rendit të ditës dhe mbyll seancën! Berisha s'largohet

1674730817_finalprojekt.00142617.Still009.jpg

Pas 1 ore është mbyllur seanca e Kuvendit këtë të enjte. Kryetarja e Kuvendit kaloi për votim të gjitha çështjet e rendit të ditës dhe vendosi ta mbyllë seancën ndërsa Foltorja qëndronte e bllokuar nga Berisha me mbështetësit e tij. Pasi salla e Kuvendit u boshatis, Sali Berisha me mbështetësit e tij nuk u larguan dhe vijuan të flisnin teksa ishin live në rrjete sociale.

Ora 11:59
VIDEO/ Kaosi në Kuvend, revoltohet Gazment Bardhi! Shkon drejt ministreve dhe tenton t'i hedhë diçka, ndalohet nga Garda

 

Teksa seanca e Kuvendit është kthyer në një kaos dhe rrëmujë pasi mbështeteësit e Berishës kanë bllokuar Foltoren, deputeti i PD Gazment Bardhi u revoltua. Ai shkoi drejt ministreve dhe në një moment merr diçka nga tavolina e Margaritit dhe tenton ta hedhë, por ndalohet nga forcat e Gardës. Më pas iu drejtua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla por nuk dihet cfarë po i thoshte.

Ora 11:57
Kaos ‘me dy sinjale’ në Kuvend, Nikolla kalon direkt në votimet e rendit të ditës! Opozita kërkon Ramën për çështjen e agjentit të FBI

1674729478_WhatsAppImage20230126at11.25.29AM.jpeg

Me kaosin që solli bllokimi i Foltores në Kuvend nga Sali Berisha dhe opozita në tërësi, Lindita Nikolla ka kaluar në proces votimi për rendin e ditës. Sa i përket zaptimit të foltores nga Berisha, Nikolla e ndëshkoi me masë disiplinore për përjashtim nga seanca, por sërish Berisha e ka vijuar seancën live në Facebook. Kuvendi po vijon me vijimin e rendit të ditës nga mazhoranca dhe kaosit në Facebook ku opozita kërkon Ramën në seancë plenare për të vijuar me debatin e agjentit të FBI.  

Ora 11:51
Berisha nuk e lëshon Foltoren e Kuvendit: Më ndiqni në Instagram! Baci: Vazhdo se je ‘live’

1674729999_finalprojekt.00044120.Still007.jpg

Pas refuzimit të kërkesës për diskutimin e çështjes së ish zyrtarit amerikan, Sali Berisha bllokoi Foltoren edhe pse u mor masë përjashtimi nga seanca. Ish kryeministri u fut live në ‘Facebook’-un e deputetit Luan Baçi pasi celulari nuk i punonte.

Në një moment i kërkon kolegëve që ta fusin live në Instagram ndërsa Baçi i thoshte “Vazhdo se je live’.

Ora 11:49
Berisha bllokon foltoren dhe futet Live në You Tube: Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI-së për të dëmtuar opozitën, duhet të dënohet

 

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi bllokoi foltoren e Kuvendit është futur live në You Tube. Berisha këmbëngul se në rend dite duhet të futet diskutimi për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe takimet e tij me Edi Ramën. Berisha akuzon Ramën se ka paguar ish-zyrtarin McGonigal për të dëmtuar opozitën.

Akti i tyre i përdorimit të parave për të luftuar opozitën shqiptare. Me aktin për të cilin ai do dënohet bashke me McGonigal dhe ju mendoni ta kaloni me kartona. Të dashur qytetarë dhe qetarë, i cili rekrutoi me para McGonigal, mikun e ngushtë të Ramës, të cilin e keqpërdori Rama në luftë kundër opozitës. Ka investime nga jugu në veriun e Shqipërisë, kom  eyij është e shkrirë, në 5 kom, secili më e afërt se kryeministri. Mc ka kom e tij private në Shqipëri. McGonigal ngriti këtu kom e tij private në Shqipëri, fund e kryeministrit për të mbrojtur interesat ruse dhe për të mbështetur me këto interesa pushtetin e korrupsionit të Ramës. Nuk mund t’iu mohoni shqiptarëve që të mësojnë të vërteten e këtij super skandali botëror. Nuk tërhiqemi sot, se kemi detyrim për sigurinë komb, si vend anëtar i NATO-s, si vend partner i SHBA të bëjmë transparencë të plotë të miqësisë së Ramës me McGonigal, të lidhjeve me Nezën dhe Dorjan Duçkën. Përpjekjet për të shuar zërin e opozitës janë përpjekje të dështuara. Ne nuk larohemi", tha Berisha. 

Ora 11:46
Kaos në Parlament, masë disiplinore për Berishën, përjashtim nga seanca: Do jemi këtu deri nesër në drekë  

 

Sali Berisha do të përjashtohet nga seanca plenare për shkak se ka bllokuar foltoren. Sapo mësuan këtë vendim, mbështetësit e tij reaguan duke goditur tavolinat teksa bërtisnin "Turp, turp".

“Kemi kërkuar fjalën dhe ne do flasim deri nesër në drekë. Ne u flasim shqiptarëve për super skandalin që ka përfshirë Ramën. Përjashto Ramën, përjashto veten. Ne nuk e lëshojmë sallën, po mbrojmë interesin kombëtar.”- tha Berisha.

Ora 11:44
Alibeaj-Bardhi: Të vijë Rama këtu, e kërkon edhe drejtësia amerikane

 

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, ashtu si edhe Berisha kanë kërkuar praninë e Ramës në seancë plenare që të flasë për hetimet në SHBA.

“Ka një kërkesë të Grupit Parlamentar, që Edi Rama, I kapur nga drejtësia amerikane të vijë këtu”, tha Bardhi.

“Ku e keni fshehur Edi Ramën, duhet të ishte aty, ka dhënë 225 mijë dollar për të hedhur baltë mbi PD”, u shpreh Alibeaj.
 

Ora 11:40
Berisha bllokon Foltoren për çështjen McGonigal, Balla: Farsë politiko-mediatike për Ramën, po mundohen të fshehin hetimet për lobimin rus në PD

 

Kryetari i Grupit të Parlamentit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se akuzat e PD-së ndaj Ramës për lidhjen me agjentin e FBI-së është pa bazë dhe e gjitha një strategji për të hequr vëmendjen nga hetimet që po bëhen për lobimin rus në PD por edhe për faktet e reja të 21 janarin. Balla theksoi se nuk ka asnjë akuzë ndaj Ramës dhe asnjë anëtari të qeverisë.

“Mendoj që vendosja e rregulltit dhe respektimi i rregullores duhet të jetë çështje themelore. Sa përket kërkesës, është e pabazuar në rregulloren e Kuvendit. E dyta kjo është farsë politiko-mediatike për të fshehur lobimin rus dhe hetimet e PD-së. Dhe po mundohet të mbulojnë faktet e reja të 21-janarit. Kjo çështje që po diskutohet Non Grata i Amerikës, po hetohet. Ai është miku i Berishës se vijnë nga e njëjta zonë. Drejtësia amerikane ka zero akuza ndaj Ramës dhe ndonjë anëtari të qeverisë.

Sa më sipër, propozoj rrëzimin me votë të kësaj kërkese dhe vijimin me rendin e ditës.”- tha Balla

Berisha: Nuk shpëtoni dot nga kjo

Ora 11:37
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Berisha: Nuk shpëtoni dot! Turp të keni

1674729299_Screenshot6.jpg

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar rreth arrestimit të ish zyrtarit të FBI-së dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha, i cili ka bllokuar Foltoren fliste duke i thënë mazhorancës: “Nuk e kaloni dot në këtë mënyrë. Turp të keni. Mbroni Deripaskën. Nuk shpëtoni dot nga kjo. Ka interesa kombëtare këtu.”

Ora 11:37
VIDEOLAJM/ Berisha bllokon Foltoren, celulari nuk i funksionon! Dështon lidhjen live me Facebook

 

Sali Berisha e ka kthyer në zakon bllokimin e foltores në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë. Në një moment kur po tentonte të hynte ‘live’ në Facebook, ish kryeministrit nuk i punonte celulari.

Mbështetësit e tij nxituan që t’i vihen në ndihmë por nuk ia dolën dot. Pasi i kërkoi Flamur Nokës që ta fuste live në Facebook dhe nuk arriti të bënte lidhjen, u përpoq edhe Albana Vokshi por pa rezultat.

Me ndërhyrjen e Luan Baçit, ish kryeministri u fut live në Facebook-un e deputetit të PD ndërsa pranë i qëndronte Belind Këlliçi duke i dhënë mesazhe në vesh sa herë kishte ndërhyrje në Kuvend.

Ora 11:31
Berisha kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë këtu ose të dorëhiqet! Është i përfshirë në skandalin e arrestimit të ish zyrtarit të FBI-së

 

Si në seancat e shkuara, Sali Berisha ka bllokuar sërish Foltoren e Shqipërisë por këtë herë kërkon që Edi Rama të shkojë në Kuvend për të folur në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal ose të japë dorëheqjen.

Berisha: Janë të implikuar në një aferë korruptive në korruptimin e njërit prej njerëzve në njohuritë më të jashtëzakonshme, më sensitive në SHBA për sigurinë e këtij vendi dhe sigurinë e vendeve të lira. Prej muajsh, një juri ka urdhëruar hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, udhëtimi, dhurate e emaili të Dorian Duckës, Agron Nezës dhe Edi Ramës.

Kuptohet se për një kontroll të tillë s’bëhet pa vënë nën hetim personat që citohen. Skandali shpërtheu pas arrestimit në aeroportin John Kennedy të McGonigal nga FBI pasi akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë, ka fshehur, ka manipuluar e falsifikuar dokumente, ka marrë poprosi me para nga zyra e kryeministrit për të lobuar për paratë ruse.

Nikolla: Ju lutem Berisha, edhe 2 minuta kohë.

Berisha: Ne qëndrojmë sot deri pasnesër në drekë po deshje se ky kryeministër ka përdorur postin për qëllime të pushtetit të tij, e ka përdorur kundër opozitës. Rama të vijë këtu ose të japë dorëheqjen.

Ora 11:27
Çështja McGonIgal, debate në Kuvend Alibeaj: Kërkojmë që të jetë Rama këtu, ai është strumbullari i korrupsionit! Nikolla i fik mikrofonin

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi që të jetë prezent edhe Rama pasi PD ka kërkuar që të flitet edhe për çështjen e arrestimit të zyrtarit të FBI-së. Alibeaj u shpreh se Rama duhet të jetë prezent pasi është strumbullari. Lindita Nikolla i fiku mikrofonin pasi fjala e tij nuk ishte për procedurë. 

“Në bazë të nenit 47 pika 1, anëtarët e Këshillit të Ministrave e kanë për detyrë që të jenë këtu kur i kërkohen. Dhe kërkesa ime është ndaj Ramës, ajo karrige nuk duhet të jetë bosh kur ka kërkesë nga deputetët. S’mund të bëjmë sikur nuk shikojmë dhe nuk dëgjojmë kur po flasin të gjitha mediat e huaja. Jeni garante për të thirrur Ramën këtu, ai njeri është strumbullari i një akti korruptiv, ai duhet të japë sqarime edhe në Parlament. Vetëm ai duhet të japë sqarime.”- tha Alibeaj.

Lindita Nikolla i ndërpret fjalën

Alibeaj: O zonja kryetare te lutem...

Nikolla: Jo mos mu lut fare

Alibeaj i bie tavolinës

Ora 11:26
Kërkon diskutimin e çështjes së agjentit të FBI, Berisha bllokon foltoren e Kuvendit

1674728745_Screenshot7.jpg

Sali Berisha ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit për shkak se kërkon ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar për çështjen e agjentit të FBI.

 

Ora 09:44
16 deputetë të Berishës kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend: Duam mocion me debat me Ramën për takimet me ish-zyrtarin e FBI

1674654723_WhatsAppImage20230125at14.16.12.jpeg

16 deputetët të grupit të Berishës kanë kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe të diskutohet mbi takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, i cili akuzohet në SHBA se ka marrë 225 mijë euro nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Linda Nikollës, deputetët e Rithemelimit thonë se duan të kenë një mocion me debat me Ramën, që ky i fundit të shpjegojë takimet që ka pasur me McGonigal. Sipas Rithemelimit, Rama ka zhvilluar 5 takime sekrete me McGonigal në praninë e dy personave të tjerë, shqiptaro-amerikanit Agron Neza dhe Dorian Duçkës.

Kërkesa e deputetëve të Berishës

Znj. Lindita NIKOLLA

KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media ndërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.

Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve. Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon:

1. Ndryshimin e Rendit të Ditës;

2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për cështjen e mësipërme.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.

Kërkesa e deputetëve të Rithemelimit

Kërkesa e deputetëve të Rithemelimit

Kërkesa e deputetëve të Rithemelimit
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rrasi: 26/01/2023 19:30

    O Jaku torollaku ti sdi Shqip e jo më të dish Anglisht. Po Shwip menaxhim shkruhet se jemi Shwiptar nuk shkruhet menagjim o hajdari im. Ti shif si e ke emrin jaku torollaku.

    Përgjigju
  • Meri: 26/01/2023 18:56

    Politikan të neveritshëm,e kan kthyer parlamentin në fushë beteje për interesat e tyre personale,për problemet e popullit as që ju bie në mendje.

    Përgjigju
  • Ma ha mutin: 26/01/2023 17:32

    U komentua u komentua u komentua

    Përgjigju
  • Adi: 26/01/2023 14:31

    E njeh Rama kush esht kriminel saliu e ndaj smeeret me te

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 26/01/2023 14:02

    O qeni Arbëror ça pune ke ti me Shqiprin ? ? ? Ti nonën e ke sërbe e babën taleban. Ti sdi Shqip ti thua do menagjohet Shqip është kshu : menaxhohet kjo është Shqipja e bukur dhe e pastër. Pra ti sdi Shqip pse komenton. Ti komento te sërbi o qeni Arbëror.

    Përgjigju
    • Jaku: 26/01/2023 18:52

      Babula tangula edhe menaxhohet nuk eshte shqip o kongolez i shartuar me turk e çoban rumanie se shqiptare shume pak kane ngelur ne te vertete. Dhe fatmiresisht gjenden ne Veriun e trojeve shqiptare.

  • titi: 26/01/2023 14:00

    do meret rama dhe budalliqet e saliut

    Përgjigju
  • Pali: 26/01/2023 13:23

    Kjo eshte demokracia jone. Nje opozite e ndare ne dysh, e minuar dhe haperdare qe edhe minjte nuk ia kane friken por ama....macoku Rame edhe te bejne komision hetimi kuvendor nuk i le!!! Cfare tirani mafioz!

    Përgjigju
  • aleksadros: 26/01/2023 13:20

    yyyy PLERA 30 vjecare ju dhjefja rracen bajga

    Përgjigju
  • Boni: 26/01/2023 12:45

    Te zgjidhet ceshtja e 21 janarit dhe te kapet fajtori qe eshte Saliu njehere

    Përgjigju
    • Inob: 26/01/2023 16:52

      Jo me perpara te zgjidhet qeshtja e 2 prillit

  • Arbërori: 26/01/2023 12:37

    Degjojani fjalët e Taulant Daçiçit shqipfolës dhe dhe do e kuptoni se kush e menagjohet sot vendin ton të dashur…!!!

    Përgjigju
    • Tani: 26/01/2023 20:46

      Po ti sje shqiptar ,cte duhet ty me politiken shqiptare, ti je serboboshnjak nga kosova merru me mire me alibinen dhe ate kukullen tjeter.

  • titi: 26/01/2023 10:09

    hahaha po mo vllai do e bejm kuvendin sic duan ato po te flasim per 21 janarin pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja