POGRADEC - Krimi brenda familjes trondit sërish. Pa kaluar 24 orë nga vrasja e djeshme në Shkodër, ku xhaxhai qëlloi me thikë nipin e tij, në Pogradec, mëngjesin e kësaj të diele, burri ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë, ku sipas policisë, pas një sherri të momentit, 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqeparë e thikë të shoqen, Demirke Mekolli po ashtu 49 vjeçe.

Mësohet se në momentin e krimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, ndërsa çifti ishin prindër të një djali 16 vjeçar i cili ndodhet në Itali.

49-vjeçarja nga Pogradeci është viktima e dytë e krimit brenda familjes, pa kaluar një muaj nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi i cili e qëlloi me plumb në kokë në mes të ditës në kryeqytet. 

Për ngjarjen në Pogradec, policia bën të ditur se çifti ka pasur probleme më parë çka ka sjellë edhe fundin tragjik të Demirke Mekollit. 

Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të Bashkim Mekolli brenda në banesë. 

I ati i autorit të krimit: Djali me depresion, spitali s'e pranoi
Nexhet Mekolli, i ati i Bashkim Mekollit i cili vrau me sqepar dhe thikë bashkëshorten, rrëfen për Report Tv se djali i tij vuante prej 2-vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për ta kuruar por sipas tij bluzat e bardha nuk e kanë mbajtur. 

Ai thotë se djali ishte agresiv dhe se çifti grindej çdo ditë. 

"Ngjarja ndodhi në orën 08:30 të mëngjesin. Ai ishte me depresion prej shumë vitesh. Para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e çuam në Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërorte. Për këtë shkak mori barna dhe erdhi në shtëpi. Unë jetoj i vetëm pasi më ka vdekur bashkëshortja prej 14 vitesh dhe djali me nusen jetonin në shtëpinë time. Të martuar kishin rreth 18-vjet dhe kanë një djalë 16-vjeç.
 
Grindeshin për ditë, vetëm sherr e shamatë kishin. Ishte shumë agresiv. Jetonin me asistencë dhe unë me pensionin tim i mbaja me të ardhura.  Ai duhej të ishte shtruar në spital, për t'u kuruar
". 

Ai rrëfen gjithashtu se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën e krimit.

"E kishte goditur me sqepar në kokë mbrapa, kur erdha unë ishe me thikë dhe sqepar në dorë".  



foto e viktimes
(Demirke Mekolli, guaja e vrarë ngas bashkëshorti)

banesa e viktimes
(Banesa e çiftit Mekolli në fshatin Blacë, në Pogradec)

progradec banesa
i ati i viktimes
(I ati i autorit të krimit )



Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë shtetasi B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


 
[gallery]24016[/gallery]