Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës ku një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e tij. Krimi ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ rreth orës 16:00. Në pranga ka rënë Urim Hyseni, i cili pasi është dfërguar në komisariat, në dëshminë e tij ka bërë me dije se krimin e kishte kryer për shkak se sipas tij, e ëma e kishte ndarë nga gruaja e tij e dytë me të cilën ishte martuar.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mediat e Kosovës, kanë publikuar detaje tepër tronditëse të krimit brenda familjes. Hyseni, duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun. Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte.
Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij. Sinjali ka publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.
Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.
ku ka arrit njerezimi....me mire te shuhet bota
Përgjigju