Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vjenë të Austrisë, teksa një shqiptar nga Kosova ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në mes të rrugës. 67-vjeçari ishte ndarë prej vitesh nga bashkëshortja 59-vjeçare, ndërsa mbrëmë e ka sulmuar atë me thikë në rrugë, duke i marrë jetën në sy të nipërve e mbesave.
Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë autorin e krimit por pa sukses, shkruan albinfo.ch. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarje ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.
Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish-bashkëshorti. Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja. 67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.
Komente







