Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve

Pamjet e shtratit të përroit në fshatin Izvor të Memaliajt janë të frikshme.... Shiringa, shishe serumi, ampula, ambalazhe te mjekimeve të ndryshme gjenden në këtë pirg mbeturinash fare pranë zonës së banuar, vetëm 10 metra larg shtëpisë së parë.

Mbetjet spitalore janë burim infeksioni për më shumë se 500 banorët e fshatit Izvor e sidomos fëmijët që kalojnë çdo ditë në këtë përrua. Po kështu në këtë pirg hidhen mbeturinat urbane pasi fshatrat e Memaliaj kanë mungesë të kontejnerëve. Ndonëse banorët paguajnë tarifën e gjelbërimit, nuk ka asnjë reagim nga isntitucionet për pastrim.

"Luftinjë dhe Zvor bashkë është problem i madh hedhja e mbeturinave jemi në mëshirë të fatit, kur del lumi e merr mbeturinat. Po nuk doli lumi këtu, qelbemi. Bashkia nuk ka vënë dorë. S'ka kazanë fare zoti gazetar. Paguajmë taksë pastrimi? Patjetër se kush të lë, del lumi një herë në 6 muaj apo 1 herë në vit që gëzojmë. E kam pastruar territorin tim nga ura deri këtu e kam pastruar. Kazanë nuk ekzistojnë këtu, t'i heqë me ndonjë makinë po nuk sjell njeri. Këtu është qelbësirë fshati, edhe te ish-furra në dalje të fshatit ujërat e zeza dalin në sipërfaqe bëjmë thirrje bashkisë a qeverisë të vijë të marrë masa sa më parë", thanë banorët.

Plehrat degdisen ne përrua e me pas përfundojnë në lumin Vjosë. Institucionet përgjegjëse si Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk kanë ushtruar asnjë kontroll, duke lënë abuzuesit të shkaktojnë një katastrofë ekologjike me pasoja shumë të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Në rastet kur ka produkte për tu asgjësuar, subjektet private, depot farmaceutike, spitalet jopublike njoftojnë institucionet, konkretisht QKB dhe Tatimet dhe lidhin kontrate me kompani private të licensuara, kundrejt pagesës për asgjësimin e barnave dhe mbetjeve. Ndërsa për qendrat shëndetësore dhe spitalet shtetërore si rregull lidhet një kontratë ndërmjet Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe kompanisë private të asgjësimit. 

Inspektorati përgjegjës për mjedisin, inspektoriati përgjegjës për shëndetësinë dhe inspektorati bashkiak janë përgjegjës për verifikimin e zbatimit nga zotëruesit e mbetjeve spitalore të kërkesave të këtij vendimi dhe akteve/nënakteve të tjera ligjore në fushën e menaxhimit të mbetjeve spitalore përsa në kompetencë të secilit.

Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi përbën kundërvajtje administrative dhe është objekt i masave administrative të marra nga inspektorati përgjegjës për mjedisin, inspektorati përgjegjës për shëndetësinë dhe inspektorati bashkiak mbështetur në aktet/nënaktet ligjore në fuqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 01/06/2022 14:32

    Keta jane ata qe ngrihen ne protesta kunder ndertimit te hidrocentralit se ju demton mjedisin.

    Përgjigju
  • Drita: 01/06/2022 13:38

    Po nuk kane rendesi keto, por sipas asaj mesueses se frengjishtes rendesi ka qe kush perdor qese plasmasi kur ben pazar do gjobitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)