Krim pasioni, çifti vritet duke kryer
marrëdhënie seksuale në makinë

Krim pasioni, çifti vritet duke kryer<br />marrëdhënie seksuale në makinë
SHBA - Dy të dashur janë vrarë gjatë kohës kur po kryenin marrëdhënie seksuale në makinë. Një ngjarje  e tillë është cilësuar nga policia si një krim pasioni.  Viktimat janë Shakoor Arline, 25 vjec dhe nëna e 5 fëmijëve, Lisa Smith. Ata ishin së bashku në sediljen e makinës SUV në Filadelfia, kur dikush ka hapur derën dhe i ka goditur me nëntë të shtëna kryesisht në kokë.
 
Punërorët i kanë gjetur trupat e tyre mbasditë të premten afër Lemon Hill Mansion, një ndërtese historike në parkun Fairmount të qytetit.

NBC Filadelfia raporton se Arline ishte i zhveshur ndërsa Smith ishte pjesërisht e veshur.
 
Sipas burimeve Arline dhe Smith janë takuar në punë  dhe kanë qënë të dashur që prej dy vitesh. Por, që të dy kanë qënë në marrëdhënie me njerëz të tjerë.

Zona ku u gjetën është cilësuar shpesh herë si  korsia e të dashuruarve. Sipas policisë dikush e dinte se ata gjendeshin në park. Sipas Fox 29, policia ka folur tashmë me një grua të përfshirë me Arline dhe një njeri i cili ishte i lidhur me Smith.

Ende vazhdojnë hetimet.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social