Krim tragjik në Elbasan, djali
mbyt me duar nënën, arrestohet

Krim tragjik në Elbasan, djali<br />mbyt me duar nënën, arrestohet
Një e moshuar është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen “Çlirimi”, në Elbasan.

Mësohet se viktima është 67-vjeçarja Hedije Zenelhoxha. Sipas burimeve zyrtare nga policia, është shoqëruar djali i saj, 30-vjeçari Ardit Zenelhoxha, i cili dyshohet se ka mbytur me duar nënën e tij. 

Pas vdekjes së të atit, 30-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij të njëjtën banesë, në katin e dytë të apartamentit që shihni në fotografi, në zonën e njohur edhe si “Sporti i Vjetër”. 

Gjatë momentit kur kanë mëysrë në banesë forcat e policisë, aty gjendej vetëm 30-vjeçari dhe trupi i viktimës. Ardit Zenelhoxha është shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth ngjarjes, por nga informacionet e deritanishme, mësohet se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është paraqitur në gjendje shoku. 

ardit zenelhoxha
Ardit Zenelhoxha i dyshuar për vrasjen e nënës së tij

Mësohet se këto fakte, si dhe shenjat e gjetura në qafën e të moshuarës, shtojnë dyshimet e policisë se ka qenë pikërisht Ardit Zenelhoxha autor i krimit, megjithatë kjo mbetet ende për t’u verifikuar. 

30-vjeçari është larguar nga puna të hënën e kësaj jave dhe mësohet se ndodhej në vështirësi ekonomike. Ai punonte në një firmë shpërndarje pijesh dhe i kishte thënë punëdhënësve se po jepte dorëheqjen pasi "nuk ndihej mirë". 

Disa nga fqinjët kanë thënë për Shqiptarja.com se janë habitur nga ngjarja duke shtuar se i arrestuari “është një djalë shumë i sjellshëm”. Ata kanë thënë se nuk kanë qenë në djeni se nënë e bir janë kofliktuar më herët, duke shtuar se “familja e tyre ishte e qetë”.

elbasan vrasja nenes
Pallati ku ndodhi vrasja

elbasan vrasja nenes
Forcat e policisë dhe ambulanca përpara pallatit të viktimës

elbasan vrasja nenes
​Forcat e policisë dhe ambulanca në vëndin e ngjarjes

Njoftimi i Policisë së Elbasanit
Njoftohemi se rreth orës 07:10, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi A. Z, 30 vjeç, banues në Lagjen “Çlirimi” Elbasan, dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij, shtetsen H.Z, rreth 67 vjeçe. Policia, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. Z, në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?