Krime lufte apo genocid? Çfarë ka kryer Rusia ndaj Ukrainës dhe ku qëndron diferenca mes tyre

Krime lufte apo genocid? Çfarë ka kryer Rusia ndaj Ukrainës dhe ku qëndron diferenca mes tyre

Nga Alex Hinton

Civilë të vrarë në rrugë, viktima të tjera të lidhur me duar pas e të torturuar në dhoma të cilët ishin ngritur posaçërisht për këtë qëllim. Pamjet në Bucha të Ukrainës kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik. Presidenti i SHBA-së, Joe Bide i ka quajtur mizoritë në Ukrainë "krime lufte", por homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky shkoi më tej duke e quajtur "genocid". Termat e përdorur nga 2 palët kanë shumë rëndësi, për të ardhmen, ku fjala "genocid" shpesh përdoret me qëllim për të ndezur një zemërim moral dhe që ndikon që nevojën për një veprim të menjëhershëm. Mirëpo, ku qëndron ndryshimi mes këtyre termave?

Në të drejtën ndërkombëtare, ajo që është thelbësore për përcaktimin e genocidit është qëllimi i autorit. Genocidi i referohet "synimit për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë", sipas Kombeve të Bashkuara. Ai përfshin jo vetëm vrasjen dhe "dëmtimin e rëndë trupor ose mendor", por gjithashtu përpjekjen për të shkatërruar grupin duke krijuar "kushte të vështira të jetës", duke përfshirë parandalimin e riprodhimit ose transferimin me forcë të fëmijëve nga një grup njerëzish në tjetrin.

Nga ana tjetër, krimet e luftës i referohen mizorive të kryera kundër luftëtarëve dhe joluftëtarëve, teksa një grup i caktuar përpiqet të luftojë një kundërshtar ushtarak. Krimet e luftës përfshijnë gjithçka, nga vrasja ose abuzimi i të burgosurve të luftës deri te sulmet ndaj objektivave civile dhe joushtarake, si spitalet dhe shtëpitë.

Ekziston edhe një tjetër tjetër fjalë për të kufizuar atë që Rusia po bën ndaj Ukrainës, krime kundër njerëzimit. Këto krime përfshijnë ekzekutimin, përdhunimin dhe transferimin e popullsisë, akte që rusët duket se i kanë kryer kundër civilëve ukrainas.

Genocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe spastrimi etnik , ose largimi me forcë i një grupi nga një zonë për ta bërë atë më homogjene, së bashku shpesh quhen edhe krime mizore. Komuniteti ndërkombëtar e ka pranuar se çdo shtet ka " përgjegjësi për të mbrojtur " popullsinë e tij nga krimet mizore. Nëse një vend nuk e përmbush dot këtë detyrim, shtetet anëtare të OKB-së duhet të veprojnë.

Përtej hezitimeve politike, është e vështirë të përcaktohet qëllimi pas akteve, pra për ta kufizuar "genocid". Grumbullimi i provave për të demonstruar një 'genocid sistematik' mund të marrë kohë edhe të përcaktohet qartë nëse një vend si Ukraina është në rrezik të lartë për gjenocid.

Në ditët e sotme, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë më të lehta për t'u identifikuar, ashtu si edhe gjenocidi. Nisur nga këto terma dhe nga zhvillimet e raportuara nga Ukraina, a mendoni se Rusia ka kryer krime lufte apo genocid?/ Përktheu Shqiptarja.com

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 06/04/2022 09:43

    Genocid pa pike dyshimi. Por a do te ndeshkohen ata qe kane urdheruar dhe ushtruar keto krime? Rusia duhet PERJASHTUAR nga keshilli i sigurimit I Okb si minimum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja