PRISHTINE- Qeveria e Kosovës i ka kërkuar në mënyrë zyrtare Brukselit, që një mekanizëm brenda gjyqësorit të Shtetit të Kosovës të trajtojë krimet e luftës dhe jo një Gjykatë me përbërje ndërkombëtare.
Të tilla krime, Qeveria e Kosovës do që të trajtohen nga vendorët. Ky propozim është shtruar edhe në negociatat që po zhvillohen me BE-në
Mbështetur në pozicionin e saj lidhur me rishikimin strategjik të misionit të EULEX-it, të cilin Qeveria ia ka përcjellë BE-së, një Dhomë e Veçantë, në kuadër të Gjykatës Themelore në kryeqytet, duhet të trajtojë krimet e luftës.
“Deri në përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it, do të themelohet Dhoma e Veçantë për Krime të Rënda në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila do të ketë juridiksion që të trajtojë specifikisht rastet që hetohen dhe procedohen nga PSRK”, thuhet në dokumentin adresuar Brukselit, shkruajnë mediat kosovare.
Krimet e luftës , krimi i organizuar dhe korrupsioni hyjnë në kompetencat ekzekutive të PSRK-së. Sipas dokumentet të Qeverisë, logjika e qasjes së misionit të ri duhet të jetë në përputhje me qasjen e propozuar për gjithë Zyrën e PSRK-së.
Redaksia online
(ata/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com