Krimet e rënda në Lazarat,
5 oficerë dhe 2 prokuror në terren

Krimet e rënda në Lazarat,<br />5 oficerë dhe 2 prokuror në terren
Dy prokurorë të krimeve të rënda dhe 5 oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në Lazarat për të kryer veprimet proceduriale pas zhvillimeve të 48 orëve të fundit, ku një grup kriminelësh kanë hapur zjarr mbi forcat speciale, median dhe qytetarë të pafajshëm.

Lajmi konfirmohet për A1 Report nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku 6 personat e arrestuar dhe të tjerë të indentifikuar e shpallur në kërkim do të përballen me akuzën e goditjes dhe plagosjes për shkak të detyrës të punonjësve të policisë dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 Report.


Po ashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se procedimi penal për një grup personash në Lazarat ka nisur që prej 6 muajsh ndërsa hetimet ishin të hapura për mungesë të personave të arrestuar dhe provave material.

Prokurorët bëhet me dije se do të qëndrojnë në terren deri në përfundim të operacionit policorë të nisur nga policia e shtetit, e cila ka shpallur objektivin e neutralizimit të grupit kriminal, asgjësimit të të gjitha parcelave të kultivuara me kanabis dhe marrjen e kallëzimeve penale nga çdo shtetas që vendos të bashkëpunojë me drejtësinë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë