Krimet e Rënda dënojnë me
25 vjet burg, vrasësin e policit

Krimet e Rënda dënojnë me<br />25 vjet burg, vrasësin e policit
TIRANË - Gjykata e e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me 25 vjet vrasësin e një punonjësi policie për vrasje me paramendim si dhe për mbajtjen pa leje të armëve. Dritan Gramoz Rexhepaj është dënuar sot për  “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në dëm të shtetasit Durim Kasmi, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë dhe “vrasjes me dashje” të shtetasit Ramaza Bakiu më 6 tetor 1999. Rexhepaj gjithashtu është ndër 18-të më të kërkuarit në Britaninë e Madhe.

Si rrjedhojë, Rexhepaj u deklarua fajtor për tri akuza: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Durim Kasmi; “plagosjen e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim, të shtetasit Ramazan Bakiu dhe  “prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni