Krimet e Rënda lënë në burg 6
trafikantë të kapur dje në Durrës

Krimet e Rënda lënë në burg 6<br />trafikantë të kapur dje në Durrës
TIRANË - Lihen në burg 6 trafikantë të arrestuar dje në qytetin e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Start”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ne Tirane ka dhene sot masen arrest me burg per Sajmir Zotkaj, 27 vjeç; Ismir Plaku, 22 vjeç; Gazmir Baruni, 27 vjeç; Viktor Shkurti, 27 vjeç; Geris Agasi, 22 vjeç; Orges Shqopa, 28 vjeç.

Te gjithe akuzohen per trafik nderkombetar te lendeve narkotike.  Arrestimi pas hetimeve me metoda speciale nga prokuroria e Krimeve te Renda. Dje 6 të arrestuarve iu sekuestruan: 116 kg hashash, 2 mjete, disa celularë.
A1 Report sjell pamjet të arrestimit të 7 trafikantëve në qytetin e Durrësit, ku me operacionin e koduar “Start”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda shkatërruan një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës.
 
Në pamje duken veprimet e policisë të bëra të mërkurën (8 janar 2014) në hyrje të Durrësit, që sollën arrestimin e 7 personave për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte nën hetim prej dy muajsh për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Siç shikohet edhe në pamje 7 trafikantët ishin duke hyrë në qytetin e Durrësit për të kaluar në pjesën e portit e më pas për të kaluar pikën kufitare me 115 kg hashash dhe 3 gram heroinë lëndë e destinuar për tregun e Milanos dhe Bergamos.
 
Të arrestuarit janë, Sajmir Zotkaj, 27 vjeç; Ismir Plaku, 22 vjeç; Gazmir Baruni, 27 vjeç; Viktor Shkurti, 27 vjeç; Geris Agasi, 22 vjeç; Orges Shqopa, 28 vjeç dhe Francesko Selista, 19 vjeç.
 
Lënda narkotike, dyshohet se është blerë në Lazarat ndërsa së bashku me të arrestuarit janë sekuestruar dhe dy automjete një veturë Polo, një Peugeot dhe disa celular.
 
Filmimet e kësaj video janë bërë nga Policia e Shtetit, ku për A1 Report konfirmohet se këto pamje shërbejnë si prova materiale në proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve, dhe për të shmangur çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut dhe tejkalim të kompetencave gjatë operacionit.
 
Ky është operacioni i dytë në pak ditë, nga forcat e njësisë speciale operacionale ku një ditë më parë kjo njësi arrestoi 5 persona në Kamëz duke parandaluar një vrasje, video e trasmetuar në A1 Report.
 
Të njëjtat burime konfirmojnë se në proces janë dhe disa operacione të tjera që për arsye hetimore mbahen sekret.
  - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/trafiku-i-droges-drejt-italise-ja-videoja-e-operacionit-start-195107.html#sthash.ItVM5XiF.dpuf

Nderkohe, nuk dihet masa e dhene per te arrestuarin e shtate nje dite me pare.

ARRESTIMI DJE GJATË OPERACIONIT "START"
A1 Report sjell pamjet të arrestimit të 7 trafikantëve në qytetin e Durrësit, ku me operacionin e koduar “Start”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda shkatërruan një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës.
 
Në pamje duken veprimet e policisë të bëra të mërkurën (8 janar 2014) në hyrje të Durrësit, që sollën arrestimin e 7 personave për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte nën hetim prej dy muajsh për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 
Siç shikohet edhe në pamje 7 trafikantët ishin duke hyrë në qytetin e Durrësit për të kaluar në pjesën e portit e më pas për të kaluar pikën kufitare me 115 kg hashash dhe 3 gram heroinë lëndë e destinuar për tregun e Milanos dhe Bergamos.
 
Të arrestuarit janë, Sajmir Zotkaj, 27 vjeç; Ismir Plaku, 22 vjeç; Gazmir Baruni, 27 vjeç; Viktor Shkurti, 27 vjeç; Geris Agasi, 22 vjeç; Orges Shqopa, 28 vjeç dhe Francesko Selista, 19 vjeç.
 
Lënda narkotike, dyshohet se është blerë në Lazarat ndërsa së bashku me të arrestuarit janë sekuestruar dhe dy automjete një veturë Polo, një Peugeot dhe disa celular.
 
Filmimet e kësaj video janë bërë nga Policia e Shtetit, ku për A1 Report konfirmohet se këto pamje shërbejnë si prova materiale në proceset gjyqësore ndaj të akuzuarve, dhe për të shmangur çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut dhe tejkalim të kompetencave gjatë operacionit.
 
Ky është operacioni i dytë në pak ditë, nga forcat e njësisë speciale operacionale ku një ditë më parë kjo njësi arrestoi 5 persona në Kamëz duke parandaluar një vrasje, video e trasmetuar në A1 Report.
 
Të njëjtat burime konfirmojnë se në proces janë dhe disa operacione të tjera që për arsye hetimore mbahen sekret.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?

×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS