TIRANE-Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet në Durrës dhe jo në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar zyrtarisht për Report Tv se ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal apo hetim. Lajmi e konfirmon për Report Tv Laureta Binaj, koordinatore për mediat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Kështu lajmi që qarkulloi pak ditë më parë në media se dosja u transferua në Tiranë rezulton i pavërtetë, por po hetohet në Durrës.  Ndërkohë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet nga prokuroria e rrethit të Durrësit për katër akuza prej datës 15 mars. Hetime për Llallën është regjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”.

Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”.

Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”. Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kërkesa e gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta për Krimet e Rënda
Drejtuar: Kordinatorit per Mediat prane Prokurorise se Krimeve
Pershendetje znj.Pustina
Ne respekt te se drejtes per informim, une qe po ju shkruaj jam Arsen Rusta gazetar i Redaksise se Tv, ReportTv. Interesohem si vijon:
Nese eshte e mundur, nje informacion. Eshte paraqitur apo jo ndonje material referues apo kallezues ndaj shtetasit Adriatik Llalla? ish kryeprokur.
Nese po, kur dhe prej kujt?
Ka apo jo prokuroria e Krimeve nje hetim te nisur ndaj z.Llalla?
Nese ka per çfare vepre penale po hetohet z.Llalla?
Ne pritje te nje pergjigje, ju faleminderit.
Me respekt
Arsen Rusta


Përgjigja e Krimeve te Renda per gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta