-
Dosja/ Besim Hajdarmataj mesazhe dhe udhëtime me avion me personin që i mbylli dosjen për bixhozin në Laç
Prokurori Hajdarmatajt: Me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje. ONM dhe Komisioneri Publik: Të shkarkohet, nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin
31 Dhjetor 2019, 10:48 -
U shkri pas krijimit të SPAK-ut/ Kryeprokurori takon stafin e Krimeve të Rënda: Rritët besimin me partnerët
Kryeprokurori i ri Olsian Çela vlerësoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite duke e cilësuar si një prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar.
16 Dhjetor 2019, 09:38 -
'Shkrirja' e Krimeve të Rënda/ 1000 procedime u kalojnë rretheve, 100 dosje 'VIP' tek SPAK
Mbi 1000 procedime penale të cilat janë duke u ndjekur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që brenda datës 19 dhjetor të transferohen në rrethe ndërsa një numër më i vogël afro 100 t'i kalojnë për kompentecë SPAK njohur ndryshe si prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
6 Dhjetor 2019, 13:38 -
Super-grabitja në Rinas/ Policia gjen para të tjera në banesat e dy prej të arrestuarve, Prokuroria do të marrë ADN-në e Oltion Veselit
Policia ka zbuluar një sasi tjetër parash në dy banesat e të arrestuarve për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019. Paratë janë gjetur në banesat e Elton Piklit, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i grabitjes si dhe në banesën e Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.
19 Nëntor 2019, 09:42 -
EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia në makinën e atentatorëve
Redjan Rraja nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndërsa është shprehur se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Ai ka deklaruar se nuk ka hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremit dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.
6 Nëntor 2019, 20:04 -
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
29 Tetor 2019, 10:55 -
Ekskluzive/ 12 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen Vetingut të dytë
Magjistratët kaluan Vetingun kryesor, por janë referuar për verifikim pranë Inspektoriatit te Lartë të Drejtësisë për shkelje të dyshuara në lidhje me dosjet, pjesë e listës edhe 3 anëtarë të KLP dhe KLGJ. Dymbëdhjetë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i nënshtrohen në muajt në vijim një tjetër vetingu, ndonëse kanë kaluar me sukses Vetingun kryesor, duke u konfirmuar në detyrë si pjesë e drejtësisë së re.
27 Tetor 2019, 07:57 -
500 € pistoleta/ Prokuroria kërkon 10 vite e 5 muaj burg për trafikantin e armëve nga Maqedonia
Armët e zjarrit bashkë me municionet i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).
8 Tetor 2019, 12:06 -
Helmoi vjehrrën dhe e rrëfeu tek hoxha, prokuroria kërkon 35 vjet burg për nusen 21-vjeçare
Ngjarjen e rëndë, Marjana Cmeta e ka rrëfyer para hoxhës Hysen Shehu ku tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.
4 Tetor 2019, 13:34 -
Prokuroria 'flakë më flakë' me Tahirin, ankimon vendimin e gjykatës për rrëzimin e akuzave
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahriri. Një ditë edhe më parë edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për 'Shpërdorim detyre'.
4 Tetor 2019, 09:28 -
-
-
EKSKLUZIVE/ Ja arsyetimi i Gjykatës për të dënuar Tahirin vetëm për shpërdorim detyre (Dokumenti)
Gjykata vlerëson se trafikantët kishin lidhje me policinë duke depërtuar deri në nivele drejtuese, dhe se Tahiri si ministër i Brendshëm nuk e ka luftuar në mënyrën e duhur trafikun e drogës. Po ashtu, arsyeton gjykata - Mojsi Habilaj ka përfituar nga lidhja farefisnore me Tahirin për të trafikuar në Itali. Mojsi Habilaj ka trafikuar në vazhdimësi kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2013-2015 (kohë kur Tahiri ishte ministër), duke u infiltruar në strukturat drejtuese të policisë së Vlorës.
20 Shtator 2019, 20:12 -
Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë/ Rigjykimi nga e para për Izet Haxhinë do t'i kalojë SPAK
Gjykata e Tiranës ështja e Izet Haxhisë i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Tiranës kërkoi që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre.
20 Shtator 2019, 14:35 -
Bien akuzat e trafikut të drogës e grupit kriminal edhe për ish-kryepolicin e Vlorës...por, do të bëjë burg!
Në sajë të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe shkon në 3 vite e 4 muaj burg. Po ashtu, gjykata vendosi t'i heqë kryepolicit, të drejtën për të ushtruar funksion publik, për një kohë prej 3 (tre) vjet.
20 Shtator 2019, 12:47 -
Nuk vonon! Prokuroria merr hapin tjetër kundër Tahirit: 'Kokë më kokë' me ish-ministrin në Apel
Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të apelojë vendimin që Gjykata për Krime të Rënda dha mbrëmë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku i rrëzoi të gjitha akuzat e organit të akuzës.
20 Shtator 2019, 12:10 -
-
Dosja 'Hajdari' drejt SPAK/ Prokuroria e Tiranës shpall moskomptencë për rigjykimin e Izet Haxhisë
Prokuroria e Tiranës kërkon që vrasja e ish-deputetit Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre. Kërkesa është bërë sot në seancën e 7-të nga dy prokurorët ndërsa pritet që më 20 shtator gjykata penale të vendos nëse do ta mbaj ajo apo do të shpall mos-kompetencën.
13 Shtator 2019, 15:16 -
Kalimi i dosjes '184' në Prokurorinë e Dibrës, Vasili: Krimet e Rënda po shpërdorojnë detyrën
Vasili ka cilësuar prokuroren Arta Marku duke thënë ajo është një 'kamikaze' e qeverisë dhe se Prokuroria e Përgjithshme po shpërdoron detyrën për kalimin e dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës.
22 Gusht 2019, 13:35 -
Hetimi për Llallën/ Akuza letërporosi në SHBA, por përgjigjia vjen negative
Prokuroria e Krimeve të Rënda,gjashtë muaj më parë i është drejtuar me një letër-porosi drejtësisë Amerikanë, duke kërkuar ndihmën e kësaj të fundit, për çështjen penale që është duke hetuar, ku nën hetim është ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
29 Korrik 2019, 19:48