TIRANE - Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa zhvilloj një takim me studentë të Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit pranë Fakultetit Politeknik në Tiranë, në bashkëpunim me Rektorin e këtij Universidteti Doktor i Shkencave Jorgaq Kacani.
Gjatë fjalës së tij, Çipa kërkoi nga studentët bashkëpunim për të denoncuar në kohë krimet kibernetike apo ide konstruktive, në rastet e ndërhyrjes së sistemeve komjuterike.
Ai, theksoi se vitet e fundit, Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh në drejtim të ngritjes se infrastruktures dixhitale dhe rritjes së numrit të përdoruesve të Internetit që sipas tij ka arritur në nivele me vendet e Bashkimit Europian.
“Struktura e hetimit të krimeve kompjuterike ndahet në dy nivele, qëndror dhe vendor. Jemi duke u përpjekur për të realizuar një bashkëpunim me shoqëritë e Internetit në Shqipëri, nëpërmjet një Memorandumi Mirëkuptimi me qëllim rritjen e besimit me sektorin privat dhe forcimin e sundimit të ligjit në këtë fushë.” është shprehur Çipa
Në fund të takimit, Çipa kërkoi nga qytetarët të jenë më vigjilent, si dhe të denoncojnë çdo dyshim që kanë në lidhje me cënimin e privatësisë gjatë përdorimit të teknologjive.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com