Radovan Karaxhiç ish lideri i serbëve të Bosnjes dënohet me 40 vjet burg për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe shkelje të ligjeve të luftës. Vendimi u dha sot nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë . Mbi të rëndonin11 akuza duke përfshirë edhe masakrën e Srebenicës.

Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiç të pafajshëm për akuzën e genocidit në 7 fshatrat e Bosnjes, ndërsa e kanë shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit në sarajeve, shfarrosje dhe shkelje të rregullave të luftës, “Karaxixh ishte dakort me planin e vrasjeve u shpreh gjykatësi O-Gon Këon. 

Vetë Karaxhiç, aktualisht 70 vjeç, i mohoi akuzat e gjykatës. Ai argumentoi se, çdo mizori e kryer ka qenë veprim personal i disa individëve dhe jo të trupave nën urdhërat e tij. Të paktën 100 mijë persona humbën jetën gjatë luftës së Bosnjes, konflikt që zgjati rreth 4 vjet, deri në arritjen e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA .

Gjyqi, në të cilin Karaxhiç vetëpërfaqësohej, zgjati 8 vite. Ish lideri u arrestua në korrik të vitit 2008 pas 11 viteve arrati.

Masakra e Srebrenicës ndodhi në korrik të vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje ku u vranë rreth 8 mijë persona, kryesisht burra dhe djem myslimanë.

Krimet u kryen nga njësitë e ushtrisë serbe nën komandën e gjeneralit, Ratko Mlladiç.

Këta masakër ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, e cilësoi vrasjet masive si krimi më i rëndë ndodhur në tokën evropiane që pas luftës së dytë botërore.

Karaxhiç
(Radovan Karaxhiç në sallën e gjyqit teksa lexohet vendimi)

karaxhic