Krimet e komunizmit do të studiohen pas '44-ës! Alimadhi: Nuk mund të përjashtohet terrori para Çlirimit /VIDEO

TIRANE - 10 deputetë socialistë propozojnë ndryshimin e ligjit për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit, ku sipas draftit që u miratua sot në Komisionin e Ligjeve, përcaktohet se Instituti duhet të kryejë hulumtime për krimet nga 28 nëntori 1944 deri në 8 dhjetor 1990, dhe jo që nga periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që u krijua në 16 shtator të 1942 duke u zëvendësuar në gusht të '45-ës nga Balli Kombëtar. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, tashmë deputet në Kuvend, tha gjatë diskutimeve që u shoqëruan me debate në Komisionin e Ligjeve, se nuk mund të lihet mënjanë periudha e terrorit komunist para çlirimit të vendit.

Ndërkohë që socialistët këmbëngulnin që ligji parashikon vetëm kohën kur regjimi komunist ka drejtuar vendin. Sipas deputetëve socialistë  regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare sepse “eliminimi i kundërshtarëve politikë” nisi vetëm pas luftës.

Pas debateve me votën e mazhorancës u vendos se Instituti ka tagër të studiojë krimet e pasojat e tyre vetëm gjatë 45 viteve të regjimit komunist, pra nga viti 1944.

Drejtori i Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, në mungesë të një raporti nga DSIK, kërkoi shtyrjen e mbledhjes së komisionit të ligjeve për këtë çështje, por kërkesa e tij u refuzua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

"A ndodhen këtu përfaqësues të DSIK-së, ka ndonjë raport të tyre këtu? nëse nuk ka prani të tyre dhe raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet", tha Tufa.

Ndërkohë, mazhoranca në këtë komision. u tërhoq nga kërkesa për të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasoja të Komunizmit. .

"Nën dritën e analizës që drejtori na sqaroi lidhur me procedurën që është bërë këtu, sikurse dhe me propozimin shumë të vlefshëm të zotit Fino, në emër të propozuesve kërkoj që të tërhiqet neni 2 dhe të lihet ashtu sic është", tha Adnor Shameti deputet i PS-së.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes deputetit Alket Hyseni dhe Kryetarit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi.

Alket Hyseni: Dëgjoje ti këtu dhe përcillja gjyshërve të tu..Nuk e kam me gjyshin tënd

Artur Roshi: Pse e përmend gjyshin tim. Historinë e bjnë historianët, nuk e bën ti

Për Tufën, Vendimi i Komisionit të Ligjeve do ketë pasoja mbi institucionin që ai drejton. Gjithashtu ai akuzoi mazhorancën se po vepron për ta larguar nga posti.

"Ne do mundohemi t'i tejkalojmë këto gjëra, dhe mendojmë se do të shqyrtohet edhe kjo periudhë. Unë kam pasur që vetë numra shumë të rëndësishëm të kuvendit janë kujdesur dhe kanë përzgjedhur persona që do të më zëvendësonin madje i kanë marrë edhe në intervistime, edhe këtë e di. Ka lidhje me një fushatë të paprecedentë që nisi gjatë gjithë prillit, majit dhe fillim qershorit", tha Tufa.

Situata u qetësua pasi deputeti Socialist Spartak Braho së bashku me Tufën i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Debatet

Murrizi- 120 deputetë nuk kanë asnjë certifikatë sigurie, nuk marrin vërtetim nga Autoriteti i Dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni 'cicla-micla'

Manja- Këtu nuk jemi për Tufën, jemi të mos baltoset një periudhë e rëndësishme e vendit. Nëse Tufa do e bëntë si duhet atë institutin sot do ishin me emër dhe mbiemër dhe nuk do ishin në punë në administratë. Jam shumë dakord me ju që nenet të diskutohen teknikisht. A duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e këtij instituti. Në fund të fundit ai është studiues. Janë dy nene që duhen bërë. Pjesa e dytë që propozohet duhet diskutuar ligjërish jo me konsiderata politike

Tufa- A ndodhen këtu përfaqësues të DISK-së, sepse ata janë pala që do ta refuzojnë. Nëse nuk ka një raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet. Ligji që keni përpara është në fuqi. Propozohet ndryshim vetëm në dy nene. Për certifikatën për nenet do ngarkohen edhe personat e autorizuar.  Por ne nuk kemi ardhur tek ky nen

Përmeti-Unë për të qenë i sinqertë, duke qenë se kam vlerësim për juristët që janë këtu. Cfarë të keqe ka të studiosh. Pse duhet ndaluar studimi me ligj. Jam dakord me Murrizin por jo me këtë nen këtu. Pyetja që mua më shqetëson është se nëpunësve i kërkohet si kriter vetëm mosha madhore.

Mara- Do ndalem tek neni 1. Në 1941 u formua PKSH kur në Shqipëria kishte edhe forca të tjera politike. Nuk është normale të ndajmë ideologjitë e asaj kohe sepse ato janë zgjidhur në atë kohë. Ky regjim nuk ishte para vitit '44. Pasojat nisën vetëm në këtë vit.

Alimadhi: Do doja të mos i preknim shumë familjet që janë prekur nga sistemi komunist.  Ju nuk e keni kuptuar, nuk e dini për çfarë diskutohet.

Manja: Këtu ngatërrohet ligji me historinë. Ligji ka rregullore

Alimadhi: Shqipëria në tërësi është një dhe ka një histori. Të mos themi fituam ne duke u vrarë dhe pastaj të dilni me tufa me lule. Unë jam tradhtar, vrasësi dua që të dalë e vërteta.

Mara: Nëse quhet periudhë komuniste periudha e luftës ë dytë botëore do të shuajmë të gjitha forcat e tjera politike.

Tufa: Ne nuk mund të marrin atë që nuk është. Nëse doni vijini ato kushte për të gjithë administratën dhe ne jemi dakord.

Fino" Mendoj se është e tepërt mendoj se kur bën studime nuk i klasifikon ato. Ne jemi brenda  asaj konturës së si edhe pyetja juaj e zgjidhi. duke hequr fjalën e pajisjes me certifikatë do të biem dakord.

Braho: Edhe unë jam dakord që të hiqet. Projektligji është parashikuar që më certifikatë sigurie të pajisen vetëm persona që mbajnë sekret shtetëror. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 16/07/2019 17:21

    Komuniste plehra, po pse ju dhe historianet e komunizmit do e vendosni nese ka pasur lufte dhe eleminime politike gjate luftes? Ne fakt ky komision eshte parodia dhe drama e te persekutuarve. Komunistet qe vendosin rregullat se si do te analizohen krimet e tyre :(

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë