Krimet tronditëse në familje
Tahiri: Politika të mos i promovojë

Krimet tronditëse në familje<br />Tahiri: Politika të mos i promovojë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke folur nga Lezha është shprehur se për ngjarjet rënda në qytetin e Korçës dhe Fierit ndihma më e parë nuk është policia.

Sipas tij, dhuna është një fenomen shoqëror, dhe për këtë arsye duhet punuar më shumë të pasur komunitete më të informuara që raportojnë më shpejt dhunën në familje.

"Ashtu siç ndihma më e parë nuk është policia. Përpara se të shkojmë atje duhet të kemi mekanizma shoqërorë që i paraprijnë policisë, i paraprijnë drejtësisë për të pasur komunitete që bashkërisht gjejnë zgjidhje në mënyrë që viktimat e dhunës të mos jenë më të këtilla dhe mbi të gjitha të mos jenë më të vetme", u shpreh Tahiri.

Duke folur për dhunën në familje, minisri Tahiri është shprehur se jo pak herë ajo promovohet dhe nga politikanët.

"Unë jam thellësisht i shqetësuar që dhuna promovohet në retorikën publike, jo rrallë edhe nga politikanët. 
Nuk ndodh rrallë që edhe në parlament të dëgjosh retorikë dhune.Të dëgjosh cilësime si: ‘ndrikulla apo lavire’, për deputetet gra në parlament. 
Apo të shohësh episode dhune të cilat nuk mbeten vetëm brenda mureve të parlamentit, por çojnë sinjale dhune dhe tek qytetarët. 
Ndaj unë them që politika t’i lërë dënglat dhe të promovojë qytetarë që respektojnë ligjin, qytetarë që nuk i dedikohen dhunës dhe të refuzojnë të gjithë së bashku dhunën. Dhe kur edhe parlamenti kthehet në një arenë dhune, qoftë kjo dhunë verbale dhe jo rrallë edhe dhunë fizike, atëherë sigurisht sinjali që marrin qytetarët është sinjali më i keq i mundshëm",
deklaroi Tahiri.

Këto deklarata ministri i brendshëm Saimir Tahir i ka dhënë gjatë gjatë inaugurimit të ambienteve të rikonstruktuara të Komisariatit të Policisë së Kurbinit.

" Sepse ne besojmë që kjo është mënyra e vetme për të ndërtuar frontin e të mirës dhe të gjithë atyre që punojnë që qytetet tona të jenë më të sigurta, komunitetet të jenë më të sigurta, familjet të jenë më të sigurta", ka mbyllur deklaratën ministri. 

[gallery]20023[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai