Krimi, Burgaj takon vartësit
asnjë fjalë për vrasjet dhe drogën

Krimi, Burgaj takon vartësit<br />asnjë fjalë për vrasjet dhe drogën
TIRANË - Pavarësisht nga dhuna e kriminaliteti, që ka tronditur opinionin public,  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit vazhdon të manipulojë shifrat për situatën e rendit dhe të heshtë për “republikat e hashashit” që janë ngritur nëpër Shqipëri e në veçanti në Lazarat.

Kjo gjë ka ndodhur dhe sot,  ku në një analizë me dyer të mbyllura me drejtorët e qarqeve, kreu I policisë, Hysni Burgaj, vendosi të mos jetë transparent, duke shpërndarë vetëm në fund të takimit, një “ e-mail”. 

Në përmbajtje të këtij “e-mail”-i nuk flitet aspak për ekzekutimet mafioze, që po trondisin çdo ditë, qytetet shqiptare apo për “republikën e hashashit” - Lazaratit edhe pse në muajin gusht nga kjo drejtori u tha se në shtator do të jepen të dhëna për publikun.

Burgaj, në takimin me 12 drejtorët e qarqeve, është shprehur:  

“Pavarësisht faktit se për periudhën 8-mujore ka një rënie të numrit të veprave penale me 708 vepra më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, po ashtu dhe një rënie të numrit të vrasjeve me 7 më pak, objektiv parësor i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit duhet të jetë parandalimi dhe goditja e kriminalitetit, në mënyrë të veçantë e krimeve të rënda siç janë vrasjet.”
 
Më tej, kryepolici Burgaj nuk përmend në asnjë rresht atentatet, vrasjet me pagesë, shpërthimet e tritoleve në automjete e banesë, aksidentet rrugore që kanë kthyer Shqipërinë në një bilanc lufte pa hyrë në fushën e kriminalitetit  e të drogave, ku “Guardia di Finanza”,  pak javë më pare, dha një shifër prej 4.5 miliardë eurosh si vlerë e përgjithshme e prodhuar vetëm në Lazarat.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim