Krimi ekonomik nis operacionet
për pasuritë e pajustifikuara

Krimi ekonomik nis operacionet<br />për pasuritë e pajustifikuara
Resorte turistike, kompani ndërtimi, vila, pallate, bar kafe, restorante, automjete luksoze, kompani bastes dhe zyra këmbimi valutorë do të kalojnë në sitën e krimit ekonomik për të verifikuar nëse janë krijuar apo jo me para të ligjshme.
 
ReportTv ka mësuar se prej të shtunës në terren ka nisur operacioni për goditjen e paligjshmërisë dhe në 12 qarqet e vëndit ky operacion kordinohet nga zv.drejtorët e qarqeve.
 
Policia e shtetit nis në terren operacionin për verifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara.
 
Burime nga uniformat blu për ReportTv sqaruan se ku operacion ka nisur prej të shtunës në 12 qarqet e vëndit dhe nën drejtimin e tij janë zv.drejtuesit e policive.
 
Por cfarë do të verifikohet në terren?
 
Pjesë e kontrollit do të jenë pasuritë e dyshuara me preardhje nga aktiviteti kriminal i drogës si dhe asetet e grupeve kriminale që prej dy dekadash kanë ushtruar në lazarat aktivitetin e paligjshëm të drogës.
 
Grupet e policisë në terren kanë akses të verifikimit në kohë reale me qendrën kombëtare të bizneseve, doganat, hipotekat, bankat dhe zyrën e pastrimit të parave.
 
Në sitën e krimit ekonomik pritet të kalojnë, resorted turistike në të gjithë vëndit, kompanitë e ndërtimit, prona si vila, bare, restorante, automjete dhe pika bastes dhe zyra këmbimi valutor.

asetet qe do bllokohen
 
Këto grupe janë ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Cako i cili vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e task forcën në kryeministri deklaroi se lufta ndaj paligjshmëris do të shtrihet në goditjen e aseteve pasurore me burime të pajustifikuar.
 
ReportTv ka mësuar se për çdo operacion apo person me precedent penal që policia do të has gjatë punës së saj automatikisht do të nis dhe hetimi pasuror.
Sipas kontrollit të kryer në muajt qershor-korrik për personat me precedent penal dhe grupet kriminale janë listuar një pasuri e pajustifikuar me vlerë 50 milion euro që pritet ti nënshtrohet procesit të sekuestros me vendim gjykate.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'