SHBA - Javët e fundit drejtësia amerikane është goditur nga disa vrasje mafioze ku rasti i fundit është e një Prokurori, i cili sëbashku me gruan e tij janë gjetur të vdekur në Texas.

Prokurori Mike McLelland dhe bashkëshortja e tij janë qëlluar me armë zjarri në apartamentin e tyre.

Vetëm dy muaj më parë, asistenti i tij Mark Hasse u qëllua për vdekje në rrugë dhe sipas mediave amerikane këto vrasje nuk mund të konsiderohen pa lidhje me njëra-tjetrën.

Pas vrasjes së asistentit të tij, konsideruar si dora e djathtë e prokurorit, që pati të njëjtin fund tragjik, McLelland ishte shprehur se ishte i vetëdijshëm për rreziqet, që e prisnin.

Ndërkohë policia ka ngritur hetimet për të zbardhur vrasjen e dyfishtë.

McLelland, 63 vjeç është prokurori i 13 i vrarë në historinë amerikane, që kur Prokuroria e Përgjithshme nisi punimet e saj në vitin 1960.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)