GRAMSH- Dëshmia e autorit, Xhevit Sinani nuk ka ndihmuar grupin hetimor në zbardhjen e krimit të dyfishtë në Gramsh, ku humbën jetën Zegjine Sinani 74 vjeç (gruaja e autorit) dhe Shaqir Sinani 73 vjeç (vëllai i autorit). Ai ka dhënë deklarata kontradiktore përballë hetuesve. Fillimisht është shprehur se vrasja ka ardhur për shkak të motiveve të xhelozisë, pasi dyshonte se i vëllai i ngacmonte gruan
"Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, ka thënë ai.
Më pas ka ndryshuar versionin e dëshmisë, duke mohuar që t’i ketë vrarë ai.
Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S'i kam vrarë”, ka deklaruar Xhevit Sinanit.
Dyshohet se këto dëshmi kontradiktore vijnë për shkak se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor, që e kanë konfirmuar edhe fqinjët e tij. Ata thonë se nuk ishin në dijeni të kishte ndonjë konflikt mes tyre, por pohojnë se së fundmi kishin dëgjuar se autori i këtij krimi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Krimi i dyfishtë u regjistrua një ditë më parë nga Gramsh. Xhevit Sinani vrau gruan dhe vëllanë, për motive që ende nuk janë zbardhur. Referuar asaj çka raportoi policia në njoftimin zyrtar, 80-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten në banesën e tij dhe më pas ka shkuar tek i vëllai i cili ndodhej rreth 1 km larg shtëpisë. Mirëpo, autori jep një tjetër version të ngjarjes.
“Kam vrarë fillimisht vëllainë me sëpatë, pastaj jam kthyer në shtëpi dhe pasi kam torturuar e kam vrarë me sëpatë. Më pas kam shkuar te krushku në fshat ku kam rrëfyer vrasjet”, mësohet të ketë thënë ai.
Kanë qenë këto të fundit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar fëmijët për ngjarjen e rëndë. Viktima, ishte njihet si fyelltar e solist i grupit të fyejve Gramsh. Faqja “Qyteti i Gramshit” ka publikuar një video, ku shfaqet duke luajtur në fyell.