Krimi i organizuar i kushton sipërmarrjeve
botërore mbi 315 miliardë $ në vit

Krimi i organizuar i kushton sipërmarrjeve<br />botërore mbi 315 miliardë $ në vit
Deklarate për shtyp për diten e “Play it Safe”. Studimi i ri tregon lidhjen mes piraterisë së programeve dhe viruseve kompjuterike.
 
 
Tiranë, Shqipëri— 19 Mars 2014 — Sipas një studimi të përbashkët të kryer nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave, (IDC- International Data Corporation) dhe Universitetit Kombëtar të Singaporit (NUS), pritet që gjatë 2014 sipërmarrjet në gjithë botën të shpenzojnë rreth 500 miliard dollarë për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga viruset kompjuterike të ngarkuara qëllimisht në programet e piratuara  — 127 miliard dollarë për problemet e sigurisë, 364 miliard dollarë për prishjen e të dhënave. 
Nga ana tjetër, konsumatorët në mbarë botën pritet që vetëm këtë vit të shpenzojnë 25 milion dollare dhe të humbasin 1.2 milion orë nga koha e tyre, për shkak të problemeve të sigurisë dhe riparimeve të kushtueshme të kompjuterëve të ardhura nga viruset në programet e piratuara. 
Studimi i titulluar “Lidhja mes programeve të piratuara dhe thyerjeve të sigurisë kibernetike” gjithashtu tregoi se 60 përqind e konsumatorëve të intervistuar thonë që frika e tyre më e madhe nga programet e infektuara, është humbja e të dhënave, skedarëve ose informacioneve personale, pasuar nga frika e transaksioneve të paautorizuara në internet (51 përqind) apo vjedhja e adresës së postës elektronike, rrjeteve sociale dhe llogarive bankare. Gjithsesi, 43 përqind e të intervistuarëve nuk instalojnë përditësimet e sigurisë, duke e lënë kompjuterin e tyre të hapur ndaj sulmeve të kriminelëve kibernetik. 
 
Zyrtarë të qeverisë, shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me mundësinë e rrezikut kibernetik të vendit të tyre. Sipas studimit, qeveritarët janë më shumë të shqetësuar për humbjen e sekreteve tregtare të bizneseve apo informacioneve konkuruese (59 përqind), aksesit të paautorizuar në informacione sekrete shtetërore (55 përqind), dhe impaktit të sulmeve kibernetike në infrastruktura kritike (55 përqind). 
Është llogaritur se qeveritë mund të humbasin më shumë se 50 miliard dollarë për të përballuar kostot e lidhura me viruset në programet e piratuara .   
“Kriminelet kibernetikë po përfitojne nga çdo gabim sigurie që gjejnë, duke çuar në shkatërrime financiare për të gjithë." u shpreh drejtori ekzekutiv dhe këshilltari kryesor i "Qendrës kundër Krimeve Kibernetike të Microsoft-it” (Microsoft Cybercrime Center).
“Të motivuar nga paratë, ata gjejnë mënyra të reja për të hyrë në rrjetet kompjuterike në mënyrë që të rrëmbejnë atë çfarë u nevojitet: identitetin, fjalëkalimet dhe paratë tuaja. 
Për këtë arsye ne të "Qendrës kundër Krimeve Kibernetike të Microsoft" jemi të fokusuar t’u japim fund këtyre veprimeve keqdashëse në mënyrë që të ruajmë të dhënat tuaja private dhe financiare, ndërkohë që ulim nxitjen financiare për kriminelët.” 
Studimi u publikua sot, si pjesë e fushatës “Play It Safe”, një iniciativë globale për ndërgjegjësimin mbi lidhjen e viruseve me piraterinë. 
 
Përfundime të tjera të nxjerra nga studimi:  
Gati 2/3 e humbjeve të sipërmarrjeve (315 miliard dollarë) do të jenë në duarte krimit të organizuar.   
Rreth 20 përqind e programeve të piratuara nëpër kompani, janë të instaluara nga punonjësit e tyre. 
28 përqind e të intervistuarëve raportuan për thyerje sigurie të cilat kishin shkaktuar fikjen e rrjeteve, kompjuterëve ose faqeve zyrtare në internet, ngjarje këto të cilat përsëriteshin në çdo pak muaj. 65 përqind e këtyre ndërprerjeve kishin të bënin me viruse nga kompjuterët e konsumatorëve.  
“Përdorimi i programeve të piratuara është njësoj si ecja mes një fushe të minuar. Asnjëherë nuk i dihet se kur do të përballesh me diçka të rrezikshme, por në rast se ndodh, mund të jetë shkatërruese.” u shpreh John Gantz, përgjegjës për kërkimet në Korporatën Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC- International Data Corporation).
“Rreziqet financiare janë të konsiderueshme dhe humbjet e mundshme mund të vendosin bizneset dikur fitimprurëse, në një situatë ekonomike të lëkundëshme. Në terma afatgjatë, blerja e programeve legjitime është më pak e kushtueshme, të paktën dihet që nuk do të përvetësohet asgjë “e tepërt” në formën e viruseve.
 
Nga analizat shkencore të kryera mbi 203 kompjuterë të rinj, të ngarkuar me programe të piratuara, u konkludua se një shumicë shokuese prej 61 përqind ishin prekur me parë me viruse duke përfshirë Trojanë, worms, mjete për pirateri, rootkits dhe adware.
Këta kompjutera, të cilët u blenë nga rishitjet në 11 markete të ndryshme, mbartnin më shumë se 100 rreziqe të dallueshme. 
 “Është tepër shqetësues fakti që kompjutera të rinj shiten të infektuar me viruse për shkak të programeve të piratuara, duke i bërë përdoruesit dhe kompanitë të cënueshëm ndaj thyerjeve të sigurisë” është shprehur profesori Biplab Sikdar, anëtar i Departamentit të Inxhinierisë Informatike dhe Elektrike, në Universitetit Kombëtar të Singaporit.
“Analiza shkencore e kryer nga universiteti, tregon qartë sesi kriminelët kibernetikë po shtojnë zinxhirin e pasigurtë të piraterisë duke shpërndarë malarje dhe duke kompromentuar sigurinë e kompjuterave në forma tepër serioze. Për të pasur siguri kibernetike këshillojmë të përdoren vetëm programe të liçensuar.”
 
Studimi botëror anketoi 1700 klientë, punonjës IT, CIO e drejtore IT dhe zyrtarë shtetërorë në Brazil, Kinë, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Japoni, Meksikë, Poloni, Rusi, Singapor, Ukrainë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, dhe analizoi 203 kompjutera të përvetësuar në Brazil, Kinë, Indi, Indonezi, Meksikë, Rusi, Korenë e Jugut, Tailandë, Turqi, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërkimi i këtij viti, një version më i shtjelluar i studimit të kryer në 2013 nga Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (International Data Coorporation), me titullin “Bota e rrezikshme e programeve të piratuara dhe të falsifikuara”, ndryshon nga sjelljet e zyrtarëve shtetërorë si dhe nga analizimi i tregut të ri të ekonomik, i cili bën lidhjen mes ekonomisë dhe krimit kibernetik.
Qofshin përdorues individual, biznese të vogla, sipërmarrje, madje edhe institucione qeveritare, i inkurajojmë të gjithë të blejnë kompjuterë të rinj nga burime të besueshme, për të siguruar marrjen e programeve të liçensuar.
Microsoft është i angazhuar të mbrojë klientët mirëbesues nga blerja apo shkarkimi i programeve jo të  liçensuar, që i ekspozojnë viktimat ndaj malarjeve apo viruseve kompjuterike, të cilat çojnë në vjedhje identitetesh, humbje të dhënash dhe dëmtim sistemi.
Klientët, janë të lutur të vizitojnë faqen  http://www.microsoft.com/security për të mësuar më shumë rreth viruseve kompjuterike dhe të sigurohen që pajisjet e tyre nuk janë të prekura nga to.
Nëse identifikojnë ndonjë virus, faqja ofron mjetet e duhura për të eleminuar virusin.
 
Më shumë informacion rreth studimit të Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (International Data Coorporation), mund të gjendet në faqen zyrtare të “Microsoft – Play It Safe” (Microsoft Play It Safe)  http://www.play-it-safe.net
dhe në Redaksinë e Njësisë së Krimeve Dixhitale (Digital Crime Unit Newsroom) http://www.microsoft.com/en-us/news/presskits/dcu/default.aspx.
 
Themeluar më 1975, Microsoft (me akronimin MSFT nga Shoqata Kombëtare e Tregëtarëve),
është një lider botëror në fushën e programeve, shërbimeve dhe zgjidhjeve, të cilat u vijnë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve në arritjen e potencialit të tyre maksimal.
 
Për më shumë informacion, mjafton të shkruani:

Kontakti I PR per Microsoft, Zj.Ornela Kola – Microsoft Albania, Rr.Abdyl Frasheri, EGT Tower, adresa email: [email protected], nr. tel +355 69 4000601 gjithashtu dhe
Grupi i Përgjigjeve të Shpejta, zyra e komunikimeve Waggener Edstrom, (503) 443-7070,
[email protected]
Nëse kërkoni më shumë asistencë, gazetarët dhe analistët mund të kontaktojnë Grupin e Përgjigjeve të Shpejta të Microsoft apo ndonjë nga kontaktet e tjerë të listuar në faqen
http://www.microsoft.com/en-us/news/pr_contacts.aspx
 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse

Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse