Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin gjerman dhe jo vetëm pasi një burrë 48 vjeç me origjinë kosovare mbrëmjen e djeshme ka vrarë brutalisht kunatën e tij, 33 vjeç dhe ka plagosur vëllain 28 vjeç, në sy të fëmijëve.

Sipas mediave gjermane, burri 48 vjeçari dhe autori i krimit makabër fillimisht ka tentuar te hy në banesën e familjes por vëllai i tij nuk e ka lejuar. Më pas siç raportohet, ai ka marrë armën më të cilën edhe ka kryer aktin tragjik, ku la të vdekur kunatën dhe plagosi vëllain.

Gruaja e re, mësohet se ka vdekur gjatë rrugës për në spital, pasi nuk ka arritur ti rezistojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në  sytë e fëmijëve të familjes, të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, kishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij ia mori armën nga duart dhe e hodhi jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu, në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

 Foto e gruas e cila u vra nga kunati mbëmbjen e djeshme.