Italia është tronditur sërish nga një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë më thikë gruan e tij shqiptare. Fjoralba Nonaj me origjinë nga Skrapari është qëlluar me thikë nga i shoqi, edhe pse u transportua me urgjencë drejt spitalit, 34 vjecarja nuk ka mundur t'ju shpëtojë plagëve të marra pasi është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mediet italiane shkruajnë se ata kishin disa muaj që ishin ndarë, por marokeni 35-vjeçar nuk e pranonte një gjë të tillë, madje edhe e kishte kërcënuar, por duket se gruaja nuk i kishte kushtuar rëndësi, duke e konsideruar këtë një reagim prej një burri të inatosur pas ndarjes.

Pas krimit të rënde djali, në gjendje shoku është ndihmuar nga një grua 49- vjeçare, që thuhet se është e afërme apo e njohur e shqiptares.

Ngjarja ka ndodhur në Seregno, ku i pranishëm ka qënë edhe djali i tyre 5 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Romagnosi” në makinë tyre.

Mediat italianë shkruajnë se atutori i krimit është bashkëshorti 35 vjeçar me origjinë nga Maroku, dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëdorëzuar në polici. Sapo ishte futur në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin makabër. Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra gjatë sulmit nga i shoqi.

Ora 23:07
Foto/ Itali, shqiptarja vritet nga bashkëshorti maroken në sy të fëmijës