Krimi në Fier, Bregu: Kush nuk
 e mbrojti Liljana Rukaj?

Krimi në Fier, Bregu: Kush nuk<br /> e mbrojti Liljana Rukaj?
Deputetja e PD, Majlinda Bregu është shprehur se për ngjarjen e rëndë në Fier, ku burri ka hedhur nga ballkoni gruan e tij, janë 4 institucione kyçe që mund ta kishin parandaluar këtë ngjarje.

Aje ngre pyetjen se cila nga këto institucione duhet të mbajë përgjegjësi që nuk mbrojti Liljana Rukajn nga bashkëshorti i saj.

"Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes? Policia e shtetit që merr masat për ta zbatuar atë? Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia)?Pushteti Lokal? Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!" shkruan Bregu në Facebook.
 
Sipas saj, Ministria e Brendshme duhet t'i sqaroj opinionit publik se cilat janë masat që policia ka marrë pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj, gruan e dhunuar nga bashkëshorti i saj.

"Cfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj? Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes? Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një
ankim dhe me pas regjistrim për këtë vepër penale nga Komisariati i Fierit",
tha deputetja e PD, Majlinda Bregu 

 Po ashtu, ajo shkruan se është njoftuar dhe për një tjetër rast të ngjashëm në Ersekë, ku për shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me viktimën. 

Liljana Ruko, 42-vjeç, është hedhur nga kati i katërt nga bashkëshorti i saj Ferdinand Ruko pasditen e së shtunës. Shkak për këtë ka qenë një konflikt i çastit mes fëmijëve.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai