Prokuroria e Beratit dhe një grup specialistësh të seksionit ushtarak të hetimit të krimeve brenda zonave ushtarake, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat e ndodhjes së këtij krimi. Të parët që kanë shkuar në Poliçan kanë qënë, prokurorët e gatshëm të Beratit, por mësohet se këta të fundit nuk janë lënë të hyjnë për disa orë, derisa në vendgjarje kanë mbëritur hetuesit ushtarakë.
Sipas hetuesve, vonesa e tyre i ka dhënë mundësi Kushtrim Gurit që të hyjë në kombinat, duke i kërcënuar ushtarët me jetë, dhe më pas të shkatërrojë trupin e viktimës, duke e qëlluar dhjetëra herë me sharrë dhe më pas i ka prerë kokën.
Pas disa orë në pritje është arritur që në vendgjarje të shkojë grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori Gentian Abazi. Momentalisht hetimi është përqëndruar në dy pista hetimore, ku e parë bën fjalë për një hakmarrje të autorit për shkak se viktima i kishte pushuar tre muaj më parë gruan nga puna dhe e dyta se viktima i kishte ngacmuar seksualisht bashkëshorten autorit të krimit Shpëtim Dervishi.
Sipas burimeve pranë prokurorisë, ende nuk është arritur të dilet me një konkluzjon përfundimtar për shkak se gjatë ditës së djeshme nuk janë marrë në pyetje personat që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Kjo për shkak të gjëndjes tepër të rënduar të tyre. Dy trupat e Shpëtim Dervishit dhe Vladimir Gurrit, janë dërguar në morgun e spitalit të Beratit, ku pas kryerjes së ekspertizës Mjeko-Ligjore, trupa i janë dorëzuar familjarëve për ti kryer zakonet e ceremonisë së varrimit.
(eq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com