BERAT -Momente të krimit makabër janë zbardhur në rrjetin social facebook. Deputeti socialist Erion Braçe duke iu referuar një zyrtari të kombinatit thotë se krimi nuk ka për motiv xhelozinë, por fakti se rojes i kishin shkarkuar nga puna bashkëshorten dhe refuzonin ta kthenin në punë.

Në reagim ndaj deklaratës së deputetit Erion Braçe, një komentues thotë se kufomat kishin qëndruar në vendin e krimit për rreth 4 orë, dhe brenda këtij harku kohor i vëllai kishte shkuar dhe kishte kryer krimin makabër duke i prerë kokën autorit të vrasjes së shefit të sigurisë teknike. Komentuesi tregon se kufomat nuk ishin hequr nga ambientet e kombinatit nga vendngjarja për 4 orë rresht, nga ora 8 deri ne 12:00 në ambientet e uzinës.

Deputeti i PS-së akuzon qeverinë Berisha si fajtor të këtyre krimeve.
KRIM BARBAR ME LEJE TE "SHTETIT" TE SALI BERISHES NE POLICAN!
“VELLAI I ZYRTARIT TE KOMBINATIT MEKANIK KA SHKUAR E KA DHUNUAR KUFOMEN E VIKTIMES TJETER;

I KA PRERE KOKEN!!!!!!

Ku ndodh kjo? A ka ndonje vend tjeter ku shteti lejon te ndodhe kjo vec "shtetit" te Sali Berishes?”- shkruan Braçe në facebook.