Krimi në Elbasan, burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e tij: Ishte nxehur se nuk hapi telefonin! Do kërkojmë dënimin, e ka hak

 

Etleva Qevani, bashkëshortja e autorit të krimit në Elbasan ka treguar se ngjarja e rëndë ndodhi sepse motra nuk i hapi telefonin.

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ 58-vjeçari vret me sëpatë kunatën, ishte i dehur! Autori u kap nga policia duke ecur me armën e krimit të mbuluar me gjak: E godita se më shau


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!