ELBASAN- Një krim ne familje ka ndodhur në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku një 44-vjeçare gjeti vdekjen nga kunati i saj. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, 58 vjeç.

44 vjeçarja u godit me sëpatë në rrugë nga kunati Tefik Tashi në sy të bashkëshortes. Kjo është gjithçka ka mbetur në vendin e ngjarjes, aty ku Qevani u godit barbarisht me sëpatë.

Policia tha se fillimisht ka pasur një debat mes autorit të ngjarjes dhe kunatës së tij, motrës së gruas, që më pas degradoi deri në vrasje. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë dhe kjo ishte arsyeja që e kishte nxehur dhe e kishte goditur. Gruaja fillimisht u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda. Etleva Qevani, gruaja e autorit tregon se sherri nisi pasi Alma nuk i kishte hapur telefonin Tefikut.

Nëna e viktimës, Vaje Qevani, thotë se të dy vajzat ishin duke ruajtur delet kur ndodhi krimi.

Fqinjët rrëfejnë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur.

"Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë. Janë goca të mira, në punë të vet; Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil", thotë një prej banorëve të zonës. 

Të dy motrat nuk kanë pasur kontakte të shumta me banorët e zonës aty, pasi fqinjët treguan se nuk dilnin shpesh dhe nuk kishin komunikim të vazhdueshëm. Etleva ishte martuar me Tefikun prej dy vitesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Krimi në Elbasan, burri i vrau motrën, flet bashkëshortja e tij: Ishte nxehur se nuk hapi telefonin! Do kërkojmë dënimin, e ka hak

 

Etleva Qevani, bashkëshortja e autorit të krimit në Elbasan ka treguar se ngjarja e rëndë ndodhi sepse motra nuk i hapi telefonin.

“Ishte nxehur se nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha me motrën dhe ai mori motrën. Ishim të dyja nëpër ara. Ziheshin kot për gjëra koti. Sherr koti për punët e shtëpisë, s’ka ndonjë gjë. Njeriut në shtëpi i ndodhin lloj lloj gjërash. Me mua s’kishte konflikti bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë. Që aty motra e mori inat. Bashkëshorti merret me pastrim. Nuk e mbanim dot sot, ishte i fortë. Nuk e di kush i njoftoi por erdhi një polic para, pastaj erdhi ambulanca. Sot kërkojmë drejtësi. Dënimin deri në fund se e ka hak. Ishte e papritur kjo gjë, punë telefoni. Nuk ishte i alkoolizuar ato momente”, tha bashkëshortja e autorit.

Ora 16:03
Krimi në Elbasan, fqinjët rrëfejnë ngjarjen: Ishin 2 motrat, njëra e shtrirë në tokë, tjetra e mbuluar me gjak! Ai që kanë futur në shtëpi qenka katil

 

Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj, i cili e qëlloi me sëpatë në mes të rrugës.

“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil”, tha një e moshuar.

“Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë.  Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.

Ora 15:50
Detaje nga krimi makabër në Elbasan, 58-vjeçari ishte i dehur kur vrau kunatën! Dëshmia në polici: Më shau

1684331481_elbasan.JPG

Tefik Tashi, 58-vjeçari që vrau kunatën në rrugë më sëpatë ishte i dehur kur kreu krimin makabër. Ai, pasi u arrestua nga policia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë. Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares. Tashi pritet të merret në pyetje sërish për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi t’i dalë pija, pasi në gjendjen që është aktualisht është e pamundur.