Krimi në familje në Librazhd, burri copëtoi gruan, i shpëtoi policisë dhe u hodh nga ballkoni me pranga në duar

LIBRAZHD-REPORT TV zbardh detaje të reja nga krimi në familje në qytetin e Librazhdit, ku burri masakroi gruan me thikë duke qëlluar mbi 18 herë dhe e gjymtuar. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja bazuar te burimet nga policia ka mësuar kronologjinë e ngjarjes së rëndë dhe detaje tronditëse.

Çifti Daut Gjokola 53 vjeç dhe Luljeta Gjokola 49 vjeçe rreth orës 22:30 është kthyer në shtëpi pas xhiros së mbrëmjes krejt normalisht, ndërsa djali i tyre ka mbërritur në banesë pak pas tyre. Pak miunta pasi janë futur në banesë, mes çiftit ka nisur një debat që ka agravuar në tone të larta, më pas burri e ka masakruar gruan me thikë duke e copëtuar, i ka prerë gjymtyrët.

Përballë kësaj situatë djali ka ndërhyjë me shpejtësi por ka qenë e kotë, ndërsa në gjendje të rënduar është drejtuar për ndihmë te fqinjët, por i ka rënë të fikët. Sipas dëshmive, 53-vjeçari me thikë në dorë dalë jashtë kontrollit dhe ulërinte.

Policia ka mbërritur duke e arrestuar në flagrancë burrin, por në momentin që po prisnin për të ardhur grupi për ta shoqëruar, Daut Gjokola u ka shpëtuar duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit me pranga në duar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ceremonia e varrimit e përbashkët u zhvillua sot në mesditë dhe të dy do të prehen në varrezat e qytetit.

Çifti Gjokola ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç. Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në banesën e tyre në qendër të qytetit të Librazhdit.

12 vite me para Daut Gjokola ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Librazhd i zgjedhur nga partitë e djathta, në kohën kur bashkia drejtohej nga Shaqir Kuka, prej vitesh nuk merrej me politikë por ishte pronar i një agjencie udhëtimesh në qendër të qytetit e cila i siguronte jetese normale.

Vajza kishte mbaruar studimet në Tiranë dhe ishte e punësuar, ndërsa djali jeton në Librazhd.

Çifti Daut Gjokola dhe Luljeta Gjokola

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave