Tronditet Librazhdi/ Burri masakron gruan me thikë në sy të djalit dhe më pas hidhet nga pallati (VIDEO)

LIBRAZHD-Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar. Daut Gjokola 53 vjeç masakroi me thikë gruan e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Por si ndodhi ngjarja e rëndë? Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bazuar te burimet nga policia dhe dëshmitë e fqinjëve ka zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Çifti Gjokola që ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç sapo ishte kthyer pas një darke familjare ku dyshohet se ka nisur debati që ka vijuar më pas edhe në banesë. Debati agravoi dhe Gjokola goditi me thikë mbi 7 herë gruan e tij duke e plagosur rëndë. Në momentin kur 53-vjeçari e qëlloi gruan i pranishëm ishte edhe djali, por nuk arriti që të ndalonte të atin.

Ka qenë djali që e ka dërguar nënën në spital në gjendje të rëndë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve 49-vjeçarja ndërroi jetë. Ndërkohë që në momentin që djali është kthyer për në banesë ka gjetur trupin e të atit para hyrës së pallatit pajetë, pasi ishte hedhur nga kati i katërt i banesës.

Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në banesën e tyre në qendër të qytetit të Librazhdit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, teksa po merr administron dëshminë e të afërmeve të çiftit.

Daut Gjokola dhe e shoqja Luljeta Gjokola

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pune sunitesh: 07/09/2019 12:19

    Sunit pellazgo ilir,duam te hyme ne europe me sunit hahahahahahaha

    Përgjigju
  • NENA: 07/09/2019 10:51

    O ZOT C'FARE NDODH KESHTU ,FAMILJE NE DUKJE PER MARSHALLA DHE JA KU PERFUNDUAN PO DURONI PAK O NJEREZ DURONI PAK O GRA MOS I VINI FJALET NJE PER NJE ME BURRAT DUHET TE JEMI ME BALANCUESE NE SHERRET BRENDA FAMILJES ,NUK THEM TE POSHTEROHEMI PREJ TYRE POR GRATE GJITHMONE DUHET TE BEJNE DIFERENCEN QE GJERAT TE MOS ARRIJNE DERI NE KETE PIKE .

    Përgjigju
    • Alba: 07/09/2019 23:04

      Seriozisht? Ai e ka vrare dhe ju i vini faj gruas? Ky eshte mentaliteti qe na ka sjelle ne kete pike ku jemi tani

  • Lui: 07/09/2019 09:35

    Eh.., cfare degjohet sot per shoqerine shqiptare.. Po arrijme deri aty sa te duam sistemin para ‘90 qe kur kishte nje zenke ne familje, do merrte pjese lagjia per zgjidhjen e problemit. Dmth kemi arritur ne piken ku te themi ate shprehjen “Ishte me mire kur ishte me keq”. Nejse! Ceshtje kulture te shoqerise sone.

    Përgjigju
  • meshkujt shqiptare paaftesin e tyre e justifikojne duke vrare Grate . Maskarenje: 07/09/2019 08:58

    Boll maakruat Femren e Grate Shqiptare , kafshe te pacivilizuara , por afroini dashuri ,afrohini kushte per tu ndjere e rrespektuar ne shoqeri , sepse Gruaja Shqiptare shte Themeli i Familjes Shqiptare , eshte bazameti i Shqiperise , Grate Shqiptare jane Burrat e vertete ,nderkohe qju meshkujt aty jeni Kurvat e Putanat e verteta te asaj shoqerie ,te cilen po vazhdonni ta shkaterroni me themel. Si mundet t'i dashe femijet e tu nga nena ,pa te cilen ata nuk mundet te jetojne dot kurr o kafshe . Shteti duhet te vrikthej Denimin Kapital ,perdryshe do shkaterrohet cdo dite ga injoranca e primitiviteti

    Përgjigju
  • shkodrani: 07/09/2019 08:22

    Po ska qene e nevojshme,qeti te provoje fluturimin pasi te vrisje gruan o k*r burre,te hilleahe para se ta vrisje o ty tu kalbt shpirti ne ferr!

    Përgjigju
  • Toni: 07/09/2019 07:40

    Po' Nuk Vritet Gruaja o Gjokolovic,dhe aq me teper te Vrasesh Veten.

    Përgjigju
  • Shkepja: 07/09/2019 07:08

    Fshatar i sëmurë mendor! O gra mos merrni mbiemrat e bashkeshortëve tuaj. Mbani mbiemrat tuaj!

    Përgjigju
    • Shkepsi: 07/09/2019 10:44

      Ti qe per me te shkep deri ne embrion se paske mar kot fare.Po sikur vetem me ju q... e mos me ju martu e me ju bo femije kurre ktyre femrave si thua do ishte me mire ?Do kishte rendesi mbiemri e?

    • te shkep un: 07/09/2019 10:38

      o te shkepsha mengjes drek darke ty o shkepja o palloshe a pallosh ca je ! pse te mbiemri ndahet kjo pune o anadollak-e

    • Oii oii: 07/09/2019 09:12

      Po' clidhje Ka mbiemri Pasardhes i Gjergj Kastriotit,Ke rrjedhur nga Trrute e Kokes

    • Qaniu: 07/09/2019 09:09

      O ti shkrepse na rrofsh k....gruaja nuk vritet.....por nga respekti e dashuria gruaja e kalon cakun dhe jo ta vrasesh por ta besh kile kile

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë