Nga deklarimi që policia i ka marrë djalit të Shpresa dhe Artur Kurtit, Policia ka mësuar se rreth një vit më parë, marrëdhënia e çiftit kishte nisur të krisej. Kjo pasi bashkëshortja kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të Arturit me një vajzë të re 25 vjeçare.
Gruaja drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë në vend, dhe bashkëshorti i saj, pronar i një prej kompanive më të mëdha të ashensorëve në Tiranë, vendosën përfundimisht të ndahen në dhjetor të vitit të kaluar.
Që prej asaj kohe çifti jetonte i ndarë në dy apartamente të ndryshme jo shumë larg njëri- tjetrit, ndërsa djali jetonte me të ëmën.
Më tej, Jurgen Kurti, mësohet të ketë pohuar se i ati vazhdimisht vinte i dehur në banesë dhe kjo kishte shkaktuar konflikte xhelozie mes prindërve të tij.
Kjo ka bërë që mes tyre të niste edhe procesi i divorcit, të cilin Arturi nuk e kishte pranuar. Jurgen Kurti, iu rrëfeu hetuesve se të shtunën në mesnatë, i atij kishte shkuar i dehur në banesën e tyre dhe kishte tentuar të hynte me forcë.
Pas kësaj situate, gruaja njoftoi të vëllain Leonard Ristani.
Mbrëmjen e të hënës, Artur Kurti, mbërriti sërish në banesën e gruas së tij, ndërsa më herët aty kishte mbërritur edhe kunati.
Ndërsa Kurti tentoi të hynte me thikë, për të goditur gruan, ai u përlesh me kunatin dhe të birin në hyrjen e shtëpisë.
Fillimisht kunati i tij, Leonard Ristani, mori dy plagë në trup, duke u rrëzuar në dysheme. Më pas ai është ngritur duke u përleshur me Kurtin i ndihmuar edhe nga Jurgeni.
Në këtë kohë, ata kanë mundur t’i marrin thikën Arturit, duke e goditur një herë në trup dhe duke e plagosur rëndë.
Menjëherë më pas, Jurgeni është nisur të dërgojë dajën e tij në spital, ndërsa rrugës kanë parë një patrullë të policisë, duke iu njoftuar edhe atë ç'kishte ndodhur.
Pas këtij njoftimi, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimin dhe duke arrestuar të dy personat në flagrancë.

(Viktima Artur Kurti dhe trupi i pajetë duke u nxjerr nga pallati në ish-bllok) Foto të tjera
Vrasja në kryeqytet, Policia: Kurti u qëllua nga kunati i tij
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi zonën e Ish Bllokut mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Policia konfirmon se në cilësinë e personit të dyshuarit kryesor si autor i vrasjes se 50 vjeçarit Artur Kurti është arrestuar kunati i tij Leonard Ristani, i cili mësohet se e ka goditur disa herë Kurtin me thikë gjatë përleshjes derisa ai ka gjetur vdekjen.
Leonard Ristani ishte kunati i viktimës dhe ndodhej në banesën ku jetonte motra e tij Shpresa Kurti, gruaja e viktimës së bashku me djalin 23 vjeç Jurgen Kurti. Prej kohësh Artur Kurti nuk jetonte me familjen pasi ishte në proces divorci me gruan për shkak të konflikteve të herëpasshershme me të.

(Leonard Ristani, kunati i viktimës)
Ndryshe nga çfarë u raportua menjëherë pas ngjarjes se djali kishte qëlluar për vdekjen babain e tij, policia mëngjesin e kësaj të marte pas marrjes së dëmshmive të para dhe nisjes së hetimeve ka konstatuar se Leonard Risani pas përleshjes me Kurtin e ka goditur atë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që djali Jurgeni është marrë në cilësinë e bashkëautorit për shkak të përfshirjes së tij në momentin e përjeshjes mes tyre.
Kunati Ristani ka marrë plagë nga goditjet e Kurtit dhe për pasojë është shtruar menjëherë në spital ku ndodhet ende, por këtë mëngjes i ndaluar në flagrancë nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes.
Jeta luksoze e djalit
I riu Jurgen Kurti, 23 vjeç duket se bënte një jetë luksoze. Një konstatim i tillë mund të bëhet sapo t'i hedhësh një sy fotografive që ai ka postuar në rrjetin social Facebook . Ai ka qenë frekuentues i rregullt i vendeve turistike si Dubai apo Miami, të cilësuara si më të shtrenjtat në botë. Një tjetër detaj i luksit të Jurgen Kurtit janë dhe automjetet me të cilat ai lëvizte. Makinat e tij janë nga më të shtrenjtat në qarkullim si "Bentley" apo "Ferrari". Ende nuk dihet aktiviteti i tij dhe as burimi financiar i këtij luksi të pa fre. Megjithatë ai sonte kreu aktin më të rëndë dhe njëherazi më të shëmtuar, duke vrarë babain e tij.

(Jurgen Kurti)
Foto/ Jeta luksoze e djalit vrasës makina "Bentley" e "Ferrari"

(Viktima Artur Kurti)
FOTO NGA VENDNGJARJA

(Hyrja e pallatit ku ndodhi ngjarja ne rrugen Zef Jubani) Foto të tjera..

(Pallati ku ndodhi ngjarja dhe trupi i pajetë i viktimës Artur Kurti)

(Policia në vendngjarje)
Foto të tjera..

(Brenda pallatit ku ndodhi ngjarja) Foto të tjera..
Njoftimi i Policisë për vrasjen në Tiranë
Tiranë.
Më datë 04.04.2016, rreth orës 21:10, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti.
Viktima Artur Kurti ka hyre me thike ne dore ne banese dhe eshte perleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin.
Me pas ne rrethana ende te pa qarta ne perleshje e siper shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve me thike.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes.
Njëkohësisht shtetasi L. R. Qe ka mbetur i plagosur ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore (kunat) me viktimen.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor po kryen veprimet
/Shqiptarja.com

VIDEO