“Janë realizuar 29 operacione ndërkombëtare. Rritje me 22% të rasteve të sekuestrimit të narkotikëve. Është krijuar zyrë informacioni për monitorimin kundër drogës.Vlera e aseteve të sekuestruar nga krimi i organizuar arrin shifrën 1.8 mld lekë, ndërkohë që vetëm për 2011 janë shënuar 86 raste të pastrimit të parave”, tha ministri.
REAGON PS
Raportimi i ministrit të Bredshëm në Komisionin e Sigurisë ka ngjallur reagimin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, të cilët e kanë akuzuar Nishanin se ka dështuar në punën e tij, pasi nuk ka zbuluar vrasje të mëdha si ajo e deputetitt socalist Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit vlonjat Skerdilajt Konomi.
Ministri Nishani ka theksuar më tej se Shqipëria nuk është më vend i origjinës së kalimit ilegal të kufirit, por tranzit ndërsa shtoi se është minimizuar kalimi ilegal i kufirit.
(aq/shqiptarja.com)