Vrau gruan në sy të djalit, vetëmbytet në plazhin e Durrësit bashkëshorti 37-vjeçar

DURRËS - Adriatik Kuka, 37-vjeçari që një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij, Hazbijen 36-vjeçare, i ka dhënë fund jetës duke u vetëmbytur në det. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Spitallë të Durrësit, ku në sy të djalit të vetëm të çiftit, 8-vjeçar, burri vrau me thikë në zemër gruan e tij.

Sot, Adriatik Kuka u gjet i mbytur në det, në sektorin Rinia në Durrës. Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i pajetë.

Dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit.

"Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme.

Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprakisht dyshohet që burri të ketë qenë i dehur dhe ka hyrë në det, ose një pistë tjetër është se mund të ketë pirë ndonjë helm dhe më pas ka hyrë në ujë. 

Report Tv pati ditën e djeshme dëshmi të dajës së autorit të krimit, i cili zbuloi detaje nga jeta në çift e tyre. Gruaja, Hazbije Kuka, së fundi kishte filluar punë, dhe kjo ishte kthyer në "mollë" sherri mes tyre, pasi burri nisi të shfaqë shenja xhelozie. Gruaja kishte 2 muaj që kishte filluar punë në një çerdhe publike në lagjen numër 18.

"E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE nuk e di në Durrës në Tiranë. Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla", tha dje daja i autorit.

Ishte djali 8-vjeçar i çiftit, i cili pasi pa skenën makabër njoftoi dajën. 36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 20/07/2019 13:12

    Pse nuk e bere para se te vrisje cupen e botes. Do ishte me e nershme

    Përgjigju
  • Erik: 20/07/2019 10:07

    Beri gjene e duhur budallai. Keqardhje per fatin e djalit 8 vjecar qe do rritet jetim dhe me gjithe kete ngarkese emocionale nga tragjedia qe i ndodhi para syve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt