Krimi, PD: Policia jashtë detyrës
PS: Opozita nuk ka moral të fasë

Krimi, PD: Policia jashtë detyrës<br />PS: Opozita nuk ka moral të fasë
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë përplasur për situatën e sigurisë në vend dhe për punën e Policisë së Shtetit. Opozita ka bërë akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit. Ishte sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani që tha se trafikantët e kokainës kanë lidhje deri në nivelet më të larta të politikës dhe Policisë së Shtetit. Sipas tij policia është larguar nga detyra e saj, ndërsa krimi dhe pasiguria kanë krijuar panic tek qytetarët.

Por nga selia e PS-së deputetja Blerina Gjylameti tha se sulmet e PD synojnë të përbaltin imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit, që nuk po bën asgjë tjetër veçse po zbaton ligjin, në mënyrë të barabartë për të gjithë. Sipas saj pushtetarët e djeshëm të rrënimit nuk e kanë dot, sot, moralin opozitar për të folur për shtet ligjor e për barazi para ligjit, sidomos në vigjilje të përvjetorit të 21 janarit.


Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD
Rikthimi i atentateve me tritol, është një dëshmi tronditëse e faktit se Edi Rama dhe ministri i tij vazhdojnë të ndjekin kursin e mbajtjes së Policisë larg detyrës së saj themelore, që është rendi dhe siguria publike.Shpërthimet e njëpasnjëshme kanë krijuar panik tek qytetarët, ndërkohë që Policia vazhdon të mburret cdo ditë me arrestimet e fukarenjve që nuk kanë lekë të paguajnë energjinë.Vetë fushata represive për energjinë, ndërkohë është selektive, debitorët e mëdhenj me 205 milionë janë në pushtet, ndërsa të pamundurit po mbushin qelitë.Largimi i policisë nga detyra e saj themelore, rendi dhe siguria, u pa qartë edhe në rastin e instalimit të fabrikës së Kokainës në zemër të Shqipërisë dhe ngritjes së atij rrjeti të rrezikshëm kriminal.Për më keq, informacionet e reja në lidhje me kolumbinë e Xibrakës, dëshmojnë për depërtimin e lidhjeve të krimit si metastaza, deri në nivelet më të larta të Policisë dhe Politikës.Duke u larguar nga fokusi i saj kryesor, duke u përdorur për porosi, prioritete politike dhe propagandë qeveritare, policia në fakt ka braktisur qytetarët në nevojën e tyre më të qënësishme, që është rendi dhe siguria.Partia Demokratike ka theksuar e vazhdon të theksojë, që Policia e Shtetit duhet të kthehet në detyrën e saj në luftën ndaj krimit, për të garantuar rend e siguri. Të kthetet tek arsyeja kryesore e ekzistencës së saj.
Tregimi i forcës dhe i dhunës ndaj qytetarëve të zakonshëm, nga njëra anë, dhe flirtimi me bandat e trafikantët nga ana tjetër, është goditja më e madhe që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë në vend.Shqiptarët nuk mund të rrinë gjatë duke u lutur që tritoli, plumbat, kokaina, burgimi i padrejtë të mos i afrohet në derë të shtëpisë.Të jemi të sigurt që po nuk reaguam, me këto përmasa që ka marrë krimi nën udhëheqjen e rilindjes, cdo shqiptar është i pasigurt.


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin

FOTO/ Aksident në hyrje të Lushnjës, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin