Italia është tronditur nga një vrasje makabre. Në Milano, është vrarë me thikë modelja 29-vjeçare Pamela Genini nga partneri i saj, i cili e goditi me 24 herë me thikë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në një pallat në lagjen Gorla, ku Pamela Genini u vra brutalisht nga partneri i saj, Gianluca Soncin 52 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, burri tërhoqi me forcë në ballkon dhe e goditi 24 herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, autori tentoi të vetëvritej duke u goditur me të njëjtën thikë në qafë, por mbijetoi dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Niguarda të Milanos. Ai është ndaluar nga policia italiane për veprën penale të vrasjes në rrethana të rënda.
Ngjarja ndodhi në rrugën Iglesias, në periferi të veriut të Milanos. Banorët e pallatit, të alarmuar nga britmat që vinin nga apartamenti në katin e tretë, njoftuan menjëherë policinë.
Sipas mediave italiane, viktima dhe autori kishin një lidhje sentimentale dhe më herët Pamela kishte qenë viktimë e sjelljeve përndjekëse dhe kërcënimeve nga ana e partnerit.
Pamela Genini, modele dhe sipërmarrëse, dyshohet se është përndjekur për një periudhë të gjatë nga Soncin, i cili kishte siguruar edhe një kopje të çelësave të banesës së saj. Prokuroria e Milanos ka ngritur ndaj tij një sërë akuzash të rënda përveç vrasjes me paramendim. Ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për përndjekje, veprime me mizori dhe shkelje të besimit të marrëdhënies personale.
Sipas dosjes së Prokurorisë, burri e kishte kërcënuar vazhdimisht Pamelan me vdekje dhe kishte planifikuar veprimin kriminal, duke shkuar në shtëpinë e saj me një thikë pasi kishte marrë në mënyrë të paligjshme çelësat e apartamentit.
Modelja 29-vjeçare u godit me thikë në qafë, shpinë, gjoks, krahë dhe duar.
Komente







Italia kthyer ne shtet dhune
Përgjigju