Krimi që tronditi Italinë! Burgim i përjetshëm për futbollistin që masakroi ish-të dashurën modele

Krimi që tronditi Italinë! Burgim i përjetshëm për futbollistin që masakroi ish-të dashurën modele

Alessandra Mateuci dhe Giovanni Padovani

Ish-modeli dhe futbollisti Giovanni Padovani është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për vrasjen e ish të dashurës së tij Alessandra Mateuci (56 vjeçe). Ish-futbollisti i Sancataldese, Troina, Rieti, Vastese dhe klubeve të ligës amatore italiane, e rrahu për vdekje Alessandrën me një stol dhe një çekiç që i gjeti para banesës së saj në Bologna.

Futbollisti italian u denoncua fillimisht në polici për ndjekjen e ish të dashurës. Vrasja ka ndodhur më 23 gusht 2022. Alessandra Mateuci, ashtu si Giovanni Padovani, merrej me modeling.

“Jo, Giovanni, jo, të lutem, ndihmë”, thanë në gjykatë dëshmitarët që dëgjuan se çfarë po ndodhte para banesës. Alessandra i mbijetoi rrahjes brutale në fillim, por vdiq në spital më vonë.

Çifti ishte së bashku për rreth një vit, sipas mediave lokale, por pjesën më të madhe të kohës e kalonin të ndarë sepse Alessandra jetonte në Bologna, ndërsa Padovani punonte në Sicili.

Motra e Alessandrës, Stefania pretendoi se ata kishin një debat në janar 2022. Pasi u ndanë, Padovani e bombardoi me mesazhe e telefonata dhe në fund ajo e denoncoi në polici për ndjekje.

Por kjo nuk e pengoi atë të kryente një krim që tronditi Italinë. Rasti shkaktoi zemërim në Itali, pasi shumë pretenduan se sistemi i drejtësisë kishte dështuar në mbrojtjen e grave nga dhunuesit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje