ITALI- Alessandra Matteuzzi, një grua 56-vjeçare italiane u godit për vdekje nga ish i dashuri i saj, futbollisti 27-vjeçar Giovanni Padovani, i arrestuar tashmë.

Policia njoftoi këtë të mërkurë se viktima u godit me një çekiç. Autori 27-vjeçar, Giovanni Padovani, u arrestua për vrasjen e 56-vjeçares sapo policia mbërriti në vendngjarje.

Krimi i rëndë ndodhi në oborrin e banesës së 56-vjeçares në periferi të Bolonjës.

27-vjeçari mendohet se ka fluturuar për në Bolonja nga Siçilia të martën dhe ka pritur viktimën në banesën e saj. Ai po e priste Sandrën para shtëpisë. Kur 56-vjeçarja u shfaq në derën e banesës ai fillimisht i bërtiti, dhe pas përplasjes e goditi për vdekje me çekiç duke e lënë të pajetë në trotuar.

Policia u njoftua nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar britma. Ndërsa motra e viktimës tha për mediat italiane se ajo po fliste në telefon me Alessandrën , teksa ish- i dashuri i saj filloi ta sulmonte dhe motra e saj po bërtiste duke kërkuar ndihmë dhe duke i lutur 27-vjeçarit që mos ta godiste.

"Ajo po fliste në telefon me mua. Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, u shpreh ajo.

Me të mbërritur policia, Padovani u vetëdorëzuar dhe akuzohet për vrasje me dashje.

56-vjeçarja kishte denoncuar Padovanin në fund të korrikut pasi lidhja e tyre përfundoi disa muaj më parë, por ai e përndiqte.

Padovani është një futbollist italian i nivelit të ulët dhe ish-model. I lindur në Senigallia (në provincën e Ankonës), ai  ka pasur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.

56-vjeçarja Matteuzzi ishte një agjente shitjesh për një kompaniveshjesh. Asaj i pëlqente të ndante shpesh foto në rrjetet sociale nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj.

Viktima 56-vjeçare Alessandra Matteuzzi