Hetimet për krimin në familje/ Burri vrau gruan për shkaqe xhelozie! Djali i çiftit në gjendje të rëndë psikologjike

Hetimet për krimin në familje/ Burri vrau gruan për shkaqe xhelozie! Djali i çiftit në gjendje të rëndë psikologjike

Luljeta Gjokola dhe Daut Gjokola

LIBRAZHD- Vrasja që tronditi Librazhdin dy netë më parë ku Daut Gjokola 53 vjeç masakroi me thikë gruan e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit mund të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se djali i çiftit është në gjendje të rëndë psikologjike.

Djali i çiftit i rreth moshës 27 vjeç gjeti nënën e tij të masakruar me thikë nga babai. Ai ka tentuar të ndërhyjë me shpejtësi por ka qenë e kotë, ndërsa në gjendje të rënduar është drejtuar për ndihmë te fqinjët, por i ka rënë të fikët.

Policia ka mbërritur duke e arrestuar në flagrancë burrin, por në momentin që po prisnin për të ardhur grupi për ta shoqëruar, Daut Gjokola u ka shpëtuar duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit me pranga në duar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ceremonia e varrimit e përbashkët u zhvillua dje në mesditë dhe të dy do të prehen në varrezat e qytetit.

Çifti Gjokola la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç. Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në banesën e tyre në qendër të qytetit të Librazhdit.

12 vite me para Daut Gjokola ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Librazhd i zgjedhur nga partitë e djathta, në kohën kur bashkia drejtohej nga Shaqir Kuka, prej vitesh nuk merrej me politikë por ishte pronar i një agjencie udhëtimesh në qendër të qytetit e cila i siguronte jetese normale.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/09/2019 19:23

    Femrat të kene kujdes nga fytyra të tilla neandertalesh shpellash. Tu largohen menjehere!

    Përgjigju
  • vera: 08/09/2019 17:25

    TE VRITESH per fytyra te tilla te shemtuara eshte budallallek,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin

Serie A/ Inter triumf i pastër në shtëpinë e Cagliarit, Lautaro zhbllokohet pas 2 muajsh! Minuta dhe për Asllanin