Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit këtë të mërkurë, 29 janar, Agim Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor. Një ditë më parë, hetuesit e SPAK pyetën vëllanë tjetër Zabit Deda.

Të dy vëllezërit për mediat shprehin besimin se me SPAK mund të bëhet më në fund drejtësi për këtë ngjarje, teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se në Prokurorinë e Posaçme shumë shpejt pritet të japin llogari edhe gardistët e grupit të zjarrit atë 21 janar 2011. Mes personave që do thirren në SPAK, do jetë edhe ish-kreu i gardës Ndrea Prendi dhe por edhe përgjegjësi i njësisë speciale Agim Llupo.

SPAK do të zbulojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, ish-kreut të Gardës Ndrea Prendit e të tjerëve në një prej ngjarjeve më të rënda në vendin tonë. 14-vjetori e gjeti 21 janarin me dosjen në duart e SPAK, pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.

Deri më tani prokurorët kanë marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri,  ish-drejtorin e policisë së shtetit Hysni Burgaj, zëvendësin e tij Agron Kuliçaj dhe deputeti i PS, Xhemal Qefaliaj.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për 3 vepra  "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre, të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)