"SPAK ka nisur të lëvizë mirë por i duhen më shumë prokurorë dhe hetues për të luftuar krimin shtetëror"
Ky është qëndrimi i avokat Spartak Ngjelës lidhur me aksionet që Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë. I fundit ishte dhe arrestimi biznesmenit shkodran Pëllumb Gjoka dhe zbulimi i lidhjeve që grupet kriminale kishin me zyrtarët e shtetit duke çuar në pranga dy drejtues policie si dhe kreun e prokurorisë së Kukësit.
E SPAK nuk ka një punë të lehtë pasi drejtësia në Shqipëri mungon që në 1992 kur në pushtet erdhi Sali Berisha.
“Shqipëria ka që nga 1992 që nuk ka pasur drejtësi. Në fillim u korruptua shteti i cili kërkonte ndihmën e gjykatës. Adminstirata e lartë e korruptuar korruptoi dhe gjykatën se i duhej. Reforma e drejtësisë që PD bëri në 1992 ishte plehuri juridike. Futi gjithë vjedhjen në drejtësi. Pse e bëri dhe kush ia kërkoi, forcat antishqiptare? Është detyrë e historisë të zbulohet” thotë Spartak Ngjela në një analizë për Report TV.
Tani ka ndryshim që kur ka dalë SPAK. Por krimi shtetëror është shumë i madh, thotë Ngjela, ndërsa SPAK është institucion i vogël dhe duhet ndihmuar.
“Maxhoranca? Vështirë është, janë të impolikuar në korrupsion të dyja palët. Një bankë dhe një shtet që nuk kontrollohet vidhen. Është aksiomë kjo. SPAK ka nisur të lëvizë mirë SPAK. Vë re që ka nisur të godasë krimin e organizuar. Nuk mund të godasësh korrupsionin nëse nuk godet krimin e organizuar. Korrupsioni nuk jeton dot nëse nuk ka me vete krimin e organizuar. SPAK nuk ka punë të vogël. I duhen më shumë prokurorë dhe hetues” vijon Ngjela
Më tej Ngjela është i bindur se SPAK me mbështetjen edhe të SHBA-së është në rrugë të mbarë për të goditur krimin e korrupsionin.
“Me shenjat që po shohim ka nisur lëvizja normale dhe do të ketë vijimsi. Janë shumë dosje. E sipas të dhënave të mija duhet të përkthehen të gjitha në anglisht. Ekspertët ndërkombëtarë nuk ecin me dosje si të tonat. Të gjitha dosjet po përkthehen në anglisht që ata të kuptojnë krimin dhe goditjen e tij. Të shohim nga shtatori si do të precipitojnë ngjarjet. SPAK ka nisur të lëvizë por vështirësitë janë tek madhësia e instituiconit por dhe tek përkthimi.
”SPAK nuk mund ta niste dot djathtas sepse nuk e lë doktrina. Unë qeshja kur thoshin këta e drejton Rama. E nisi majtas. Nuk kishte mundësi ndryshe, pë doktrinën që thashë. Sepse drejtohet nga Washingtoni” tha Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu.
O Taku,drejtesin ne Shqiperi e prishen ata qe ti thua sot po e ndreqin.Amerikanet kane qene ne "qoshe" si miq te vecante ne permbysjen e"diktatures" per te ndertuar shtetin qe kemi sot "demotakercita"
Përgjigju