Krimi tronditës në Tiranë, policia jep detaje për vrasjen e dy motrave

Krimi tronditës në Tiranë, policia jep detaje për vrasjen e dy motrave

1609409676_ambulanca.jpg

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar mbi krimin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku kanë mbetur të vdekura dy gra.

"Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Nuk pranoi ndarjen/ 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në banesë në sy të 2 fëmijëve! Prangoset duke dalë nga Tirana: I vrava nga xhelozia (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet