​​​​​​​Kriminaliteti, ish deputetja Hajdari: Shqiptarët po ikin të gjejnë shpëtim nga kjo klikë skandaloze! Ja ç’thotë sondazhi

​​​​​​​Kriminaliteti, ish deputetja Hajdari: Shqiptarët po ikin të gjejnë shpëtim nga kjo klikë skandaloze! Ja ç’thotë sondazhi

Rudina Hajdari

Ish deputetja Rudina Hajdari ka nxjerrë Sondazhin i IDM Albania/ ku sipas saj thuhet se 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar. 73% ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend thotë Hajdari.

‘Sondazhi i Institutit IDM Albania, konfirmon se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë këtë qeveri si të zhytur në korrupsion. 

Një nga gjetjet kryesore të këtij sondazhi, të zhvilluar nga profesionistë dhe mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë është: 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje po të tillë.

 Pra 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar dhe nuk ka se si të jetë ndryshe. 

Teksa shqiptari mesatar është duke u përpjekur të mbyllë muajin, mes çmimeve të rritura të mallrave, ushqimeve dhe shërbimeve, dhe pagave me të ulëta në rajon, qeveria e Edi Ramës vazhdon të paguajë miliona euro për Incineratoret që nuk ekzistojnë, për koncesione te cilat nuk i japin asnjë shërbim qytetarit; vazhdon të shpenzojë para të buxhetit për luksin dhe tekat e Kryeministrit. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarëve u duhet edhe te paguajnë ryshfet për shërbimet që ofron qeveria e te cilat u takojnë me ligj, siç e konfirmon edhe sondazhi. 

Pasigurisë nga korruptimi qeveritar i shtohet edhe pasiguria nga krimi. Siç zbulon sondazhi 73 përqind e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend. Kjo pasiguri e dyfishtë është edhe shkaktari kryesor i shpopullimit të vendit. 

Partia Demokratike angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor për tu bërë mburojë e qytetarëve, të cilët sot po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe korrupsionit, edhe i bën thirrje çdo qytetari shqiptar që të bashkohet me ne, duke denoncuar abuzimet dhe marrë pjesë në protestat popullore me synim shpëtimin e vendit nga kjo klikë skandaloze’- tha ajo.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Rudina Hajdari, tha në një deklaratë se shqiptarët ndihen të pasigurt për jetën për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend. Problematik, sipas saj, shqiptarët gjykojnë edhe nivelin e lartë të korrupsionit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 23/09/2022 16:49

    Sondazhi i institutit demokratik te Krasniqit ,militantit te PD .Eshte per te qare dhe qeshur se cfar degjojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori